Në fjalimin e tij në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Rama foli për inteligjencës artificiale duke u shprehur se është teknologjia ajo që i shërben njerëzimit dhe jo e kundërta.

“Makina nuk ka ndërgjegje, por mund të huazojë shtrirjen e një qeverie, precizionin e një arme dhe intimitetin e një miku. E në të njëjtën kohë, stimujt ekonomikë që rrethojnë inteligjencën artificiale shpërblejnë gjithmonë e më tepër zëvendësimin e përpjekjes njerëzore në vend të zgjerimit e rritjes së kapacitetit njerëzor. 'Shkruaje kodin që të mos më duhet ta kuptoj.' 'Hartoje raportin që të mos mendoj përgjatë tij.' 'Po bëj një gjykim, merr një vendim në mënyrë që të mos mbaj përgjegjësi për këtë.' Kur suksesi matet vetëm me sa shumë punë i heq makina qenies njerëzore, mund të krijojmë institucione më efikase, por do të kemi njerëz më pak të aftë.

Një civilizim që e përjashton përpjekjen në vijim mund t’ua jashtëkontraktojë dijen. Një civilizim që jua lë në dorë dijen të tjerëve mund në vijim të lërë në dorë gjykimin e një civilizimi që lë në dorë jashtë gjykimin, mund të zbulojë që në fakt ka lënë në dorë të të jashtmëve përgjegjësinë dhe në fakt nuk është e pashmangshme, është zgjedhje. Ne mund të ndërtojmë një inteligjencë artificiale që mëson, në vend që thjesht të përgjigjet, që orienton, në vend që thjesht të komandojë e që fuqizon qenien njerëzore në vend që qenia njerëzore të bëhet e varur prej saj. Pyetja nuk shtrohet se sa shpejt e kreu punën makina. Duhet të shtrojmë pyetjen: çfarë mësoi qenia njerëzore? Kush e kuptoi vendimin? Kush mund ta kundërshtojë këtë vendim dhe kush përgjigjet për vendimin kur është i gabuar?”, tha Rama.

Më tej, shtoi se Shqipëria solli e para një ministre me IA, Diellën, por algoritmi nuk mban mandat.

“Shqipëria u bë vendi i parë që solli një instrument të inteligjencës artificiale në arkitekturën e qeverisë përmes Diellës, ministrja jonë e njohur botërisht e inteligjencës artificiale dhe nuk e bëmë këtë për të transferuar sovranitetin nga njerëzit te makina. E bëmë për t'i bërë shërbimet publike më të aksesueshme, procedurat më transparente dhe shtetin më llogaridhënës.Asnjë makinë nuk mbart legjitimitet demokratik e asnjë algoritëm nuk trashëgon përgjegjësi kushtetuese. Pas çdo vendimi me ndikim publik duhet të mbetet një mandat ligjor, një institucion njerëzor e një emër që mund të thirret për t'u përgjigjur”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në OKB për rreziqet e IA: Jo frenim, por marrëveshje ndërkombëtare! Ky s'do të jetë shekulli i makinerisë! Narrativa për pushtimin e bregdetit shqiptar nga Izraeli nxiti protestat në Tiranë