Aeroporti i Tiranës është kthyer në një nga simbolet e zhvillimit dhe rritjes së Shqipërisë, me një numër gjithnjë e më të madh udhëtarësh dhe lidhjesh ndërkombëtare. Në fjalën e tij në New York, kryeministri Edi Rama u ndal tek rritja e aeroportit, duke theksuar se ai prej disa vitesh është ndër aeroportet më të mëdha të rajonit për nga numri i udhëtarëve. “Është viti i 5 apo i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon”, tha Rama, duke shtuar se aeroporti tashmë ka më shumë udhëtarë se ai i Beogradit.