Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Nju Jorku se ish-presidenti amerikan, Joe Biden, ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Gjatë fjalës së tij në një mbrëmje gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, kryeministri Rama u shpreh se Shtetet e Bashkuara duhet të bënin më shumë për katër ish-krerët e UÇK-së, të dënuar në total me 81 vite burgim. “Më bën të vuaj mungesa e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar, ai është Hashim Thaçi, ai nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste”.