
Për kryeministrin Edi Rama, “revolucioni i flamingove” e cila ka hyrë në ditën e 118 të protestës në Tiranë, është një narrativë e fabrikuar që nënkupton pushtimin izraelit të bregdetit shqiptar.
Rama, nga salla e OKB ku adresoi problematikat që mund të sjellë IA, tha se fabrikimi i mashtrimit u përcoll përmes zërave, faqeve dhe kanaleve dhe qytetarët i kanë besuar tashmë.
“Jam i bindur se ju e keni ndjekur revolucionin e flamingove, një narrativë e fabrikuar për pushtimin izraelit të bregdetit shqiptar, një pushtim që s’ka ndodhur kurrë, por kjo u fabrikua dhe u përcoll përmes zërave, faqeve dhe kanaleve. Qytetarët i kanë besuar tashmë. Qytetari mori një histori të tradhtisë kombëtare, një tjetër të provokimit fetar, një tjetër për një pushtim të jashtëm. Fabrikime të ndryshme u futën në botë të ndryshme emocionale dhe të gjitha i shërbenin gënjeshtrës strategjike. Pasojat ishin reale. Qytetarët kishin arsyet për të protestuar, por ata papritur ishin duke protestuar kundër një fantazme tashmë. Frika u bë zemërim, zemërimi u bë mobilizim dhe fabrikimi u bë realitet.
Nuk ishte eksperiment, nuk po ju flas për film. Ishte një e martë në Tiranë. Algoritmi nuk shpiku objektivin, këtë e bëri një aktor njerëzor. Ky është mashtrim sistematik. Ndërhyrja në zgjedhje nuk kërkon më që një TV publik apo një propagandë t’i drejtohet një popullate të tërë. Tashmë mund të ndikojë te vullneti i çdo votuesi”, tha Rama./Versus.al


