Top Channel/ Debati për të drejtën e autorit, botuesit ngrenë shqetësimet në Kuvend
25/09/2026 20:08

Arlinda Dudaj ishte e vetmja botuese e pranishme në dëgjesën për projektligjin mbi të drejtat e autorit ne Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën mes pesë shtëpive botuese që ishin ftuar. Në mbledhjen e kësaj të premteje ishte dhe kryetari i Shoqatës së Përkthyesve, Rexhep Hida. Ata paraqitën ngërçin që shkaktohet mes mes marrëveshjeve private me autorët e huaj dhe afateve që përcakton ligji shqiptar për shfrytëzimin e veprës dhe kërkuan më shumë sqarime për nenin që thotë se e drejta e përkthimit konsiderohet për 5 vjet. Arlinda Dudaj – Një nga gjërat që nuk e gjej këtu është që te të drejtat e autorit, kur ne marrim një vepër të një autori të huaj, e marrim për një kohë të caktuar 5-7 vite. Ka qenë e shkruar që e drejta e përkthimit ka qenë 3 vite, por kjo është korrigjuar, ka qenë një problem që ne e kemi diskutuar.... Pika 4, nëse kontrata e të drejtës së autori nuk parashikon afatin e vlefshmërinë, llogaritet 3 vite ose 5 vite nëse ka të bëjë me përdorimin e veprës në një formë të përshtatur. Borana Ajazi – Faleminderit për sugjerimet. Një sqarim për nenin 48 pika 4. Neni aktual ka të bëjë në rastin se mungon një afat në raportin mes botuesve dhe përkthyesve. Një temë e rëndësishme për botuesit është pirateria me shpërndarjen e paligjshme të veprave që dëmton të drejtën e autorit. Arlinda Dudaj – Ka shumë raste që ka një lloj pirateria. Edhe kjo pjesa e përkthimit, dikush e merr, e vjedh, këtë e bëjnë dhe botuesit me njëri-tjetrit. Këtu nuk e di sa ky ligj realisht e mbron. Rexhep Hida, kryetar i shoqatës së përkthyesve – Nuk mendoj se këtu sundon pirateria! Borana Ajazi – Mendoj se ka pirateri. Megjithatë, ligji e ka tani parashikimin për të bllokuar materiale që shkelin të drejtën e autorit. Ndërsa Shoqata e Përkthyesve theksoi nevojnë për më shumë shpërblim për përkthyesit. Rexhep Hida, kryetar i shoqatës së përkthyesve – Shqipëria ka emra të shkëlqyer, por çështja e përkthyesit është më shumë te shpërblimi. Do doja që kjo gjë të ndryshonte, të financoheshim më shumë. Edhe javën e ardhshme, Komisioni do të vijojë dëgjesat me grupet e interesit për këtë projektligj.

Top Channel/ UET feston 20-vjetorin, dekada e tretë nis me një kampus të ri
25/09 20:09
Top Channel/ Debati për të drejtën e autorit, botuesit ngrenë shqetësimet në Kuvend
25/09 20:08
Top Channel/ Rama: SHBA tradhtuan Thaçin! Ky vend dhe Biden nuk bënë më të mirën
25/09 19:57
Top Channel/ Mbërrin ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt nis zyrtarisht mandatin e tij në Shqipëri
25/09 19:55
Top News- Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
25/09 19:52
Top Channel/ “T’i japim goditjen e fundit regjimit”, Berisha: Është detyrimi ynë ndaj shqiptarëve
25/09 19:29
Top Channel/ “Nuk janë asgjë mesazhet që patë dje”, Berisha: Do ju dalin të gjitha
25/09 19:28
Top Channel/ “Pasuritë e vendit të paprekshme për popullin”, Berisha: Për qeveritarët janë parajsa
25/09 19:28
Top Channel/ “Ky regjim po shkatërron popullin”, Berisha: Sot jemi në nivelin e para 100 viteve
25/09 19:27
Top News – I dërguari i Trump nis misionin. Ambasadori Eric Wendt zbarkon në Shqipëri
25/09 18:00
Top Channel/ “Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Na sulmojnë…
25/09 17:57
Pamjet ekskluzive mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së
25/09 16:56
Top Channel/ Turizmi ngadalësoi në Gusht/ Në 8 muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh
25/09 16:32
Top Channel/ Merr me shpulla kryepolicin/ Video e incidentit publikohet nga Myslym Murrizi
25/09 16:31
Top Channel/ Puna e parë e Kuvendit të Kosovës/ Të hënën deklaratë për ish-krerët e UÇK-së
25/09 16:28
Top News-Pamjet e ekzekutimit në Sarandë/ Dy autorë me motomjet, ‘sigurohen’ për krimin dhe largohen
25/09 16:28
Top Channel/ SHBA: Gati për bashkëpunim/ Kushtetuesja i jep Kuvendit afat deri më 6 tetor
25/09 16:20
Top Channel/ “Zëra të fuqishëm” të Ballkanit/Me foto e video,AFP sjell histori nga miniera në atelie
25/09 16:18
Top Channel/ Anulohet tenderi 50 mln euro/ Dializa. Gara për 5 spitale kishte 1 ofertues
25/09 16:14
Top Channel/ Pas thirrjeve “hajdut” ndaj Çuçit, reagoi me shishe; “u ndjeva e fyer”, thotë Fico
25/09 16:11