"Revolucioni i Flamingove"/ Rama: U fabrikua narrativa e pushtimit të bregdetit nga izraelitët
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së foli për futjen e Inteligjencës Artificiale në qeveri, përmes ministres “Diella”. Sipas tij ministrja e gjeneruar me IA u krijuar për të përshpejtuar procedurat dhe për ta bërë shtetin më llogaridhënës.
“Shqipëria u bë vendi i parë që solli Inteligjencën Artificiale në qeveri përmes Diellës, ministres së gjeneruar me Inteligjencë Artificiale. E bëmë për të bërë procedurat më të përshpejtuara dhe shtetin më llogaridhënës. Inteligjenca Artificiale në shtet mund të reduktojë distancën brenda qytetarit dhe shtetit”, tha Rama.
Më tej kreu i qeverisë ka folur dhe për protestat që po zhvillohen prej 3 muajsh në Tiranë, së cilave iu referua si “Revolucioni i Flamingove”. Rama u shpreh se një narrative e një pushtimi të bregdetit shqiptar nga izraelitët dhe që sipas tij nuk ndodhi kurrë, u fabrikua nëpër rrjet përmes “një gënjeshtre strategjike” dhe qytetarët i besuan. Ai tha se qytetarët përveç arsyeve të tyre po protestonin dhe kundër një “armiku fantazmë”.
“Ju i keni ndjekur ose keni mësuar për të ashtuquajturin revolucion të flamingove. Narrativa e trilluar e një pushtimi izraelit të një bregdeti shqiptar që kurrë nuk ndodhi. U fabrikua e u përcoll përmes kanaleve që shqiptarët i besonin. Trillime të ndryshme hynë në botë të ndryshme, të gjitha në shërbim të së njëjtës gënjeshtër. Pasojat ishin reale, qytetarët kishin arsye të drejta për të protestuar, por befasi nisën të protestonin kundër një armiku fantazëm. Algoritmi nuk e ndezi urrejtjen, por zbuloi sesi të aktivizonte urrejtjen tonë. Ky është mashtrim sistematik si shërbim. Ndërhyrjet në zgjedhje nuk kërkojnë më një stacion televiziv apo një copë propagandë, mund të veprojnë me vendosmërinë e secilit prej votuesve. Demokracia nuk humbet vetëm një debat apo thjesht një radhë zgjedhjesh, por terrenin e përbashkët mbi të cilin bëhet i mundur debati dhe humb dhe mundësinë për ta pasur.
Sovraniteti nuk ngërthehet në kufi, por në përfidë. Në shekullin XX sovraniteti nënkuptonte kontrollin mbi tokën, sot në Evropë ne po vrapojmë si të marrë për të shtuar gjithmonë e më shumë para që nuk i kemi për të mbrojtur tokat tona, qiejt tanë, nga një luftë e mundshme në të ardhmen. Por po harrojmë që në shek. që jetojmë duhet që kjo të nënkuptojë dhe aftësinë e një shoqërie të lirë për të mbrojtur kushtet ku qytetari formon opinionin e vet”, tha Rama. /CNA
Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e ...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbrëm...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë j...
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbajë nesër fjalim në...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mor...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 106 vota pro, asnjë ku...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndau disa deklarata pas de...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, reagoi sot në Kuvend l...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe kryetari i Kuvendit, N...
Deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe Sekretar...
Ish-nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho, është ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë që ...
Kryedemokrati Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë dhe Se...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal përsë...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot çështjen e shumëpër...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Janë publikuar pamjet e vrasjes së Artan Myrtajt në Sarand...
Policia ka dalë me reagim zyrtar për plagosjen e ndodhur m...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Zogut të...
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia, duke lënë në arres...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e ...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...