Vijon edhe sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ka hyrë në ditën e 118-të.
Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë përmes pankartave dhe sloganeve të ndryshme.
Një prej pankartave të mbajtura gjatë tubimit i referohet situatës së fundit rreth institucioneve të sigurisë, ku shkruhet:
“Me SHISH e me polici, nuk e mbani dot këtë tirani”.
Ndërkohë, një tjetër pankartë i kushtohet situatës në shëndetësi dhe hetimeve të SPAK-ut.
Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e Prokurorisë së Posaçme, duke shkruar: “Shëndetësia ra, fiktiviteti u pa! SPAK mos rri, por vepro, hajdutët na i ndëshkoi.”
Protesta vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa tubimi shoqërohet me thirrje dhe slogane kundër qeverisë.












