
Policia e Fierit ka proceduar penalisht një pronare rrobaqepsie pasi në ambientet e biznesit të saj prodhoheshin bluza dhe stema policie e zjarrfikëseje.
Në përfundim të verifikimeve, u shoqërua dhe u procedua penalisht shtetasja R. M., rrobaqepëse dhe pronare e këtij subjekti, për veprën penale “Shkelja e të drejtave të autorit”.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan disa stema, numra identifikues dhe bluza të punonjësve të zjarrfikëses./Versus.al

