TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, u ka dhënë sot dorën e fundit përgatitjeve për atë që do të jetë testi i parë i kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Trajneri ka një objektiv të qartë të vendosur përpara, fitoren e grupit, ndaj ka vijuar në mënyrën e tij, pa u ndikuar nga emrat.
Lënia jashtë e Brojës dhe Bajramit nga grumbullimi, duke marrë për bazë formën e tyre, duket se po shoqërohet edhe me zgjedhje të tjera të rëndësishme për formacionin që pritet të zbresë në fushë në ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë.
Nga stërvitja e fundit e zhvilluar sot ka dalë në pah fakti se trajneri pritet të bëjë disa lëvizje të rëndësishme në rreshtimin e tij.
Në portë pritet të jetë Berisha, ndërsa në qendër do të jetë dyshja e kolauduar Gjimshiti-Ismajli.
Në krahun e djathtë pritet të aktivizohet Hysaj, ndërsa në të majtën parashikohet të luajë Pilo dhe jo Mitaj. Ndonëse Mitaj ka qenë i paprekshëm në vitet e fundit, duket se Maran ka marrë në konsideratë formën që po kalojnë dy lojtarët, si dhe minutat e tyre në fushë, duke i besuar futbollistit të AEK një fanellë titullari.
Sa i përket mesfushës, dyshja Asllani-Ramadani parashikohet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, me Muçin që pritet të veprojë para tyre.
Hoxha në të majtën dhe Seferi në të djathtën do të jenë në mbështetje të Manajt, i cili pritet të udhëheqë sulmin e kuqezinjve në përballjen ndaj Bjellorusisë.