25 Shtator 2026, 20:57
Nga Besmir Semanaj
Besmir Semanaj
Çmendet Rama
Sot ne OKB para përfaqësuesve të 193 shteteve, mes tyre SHBA-ja me miliardat e saj në çipa dhe Kina me qendrat e saj gjigante të të dhënave, ngrihet Kryeministri i Shqipërisë dhe deklaron me krenari: "Ne jemi të parët në botë me Diellën."
Salla hesht. Delegati amerikan shikon delegatin kinez. Delegati kinez kërkon në telefon: "Albania AI data center." Asgjë."Albanian large language model." Sërish asgjë. Pastaj kërkon "Diella AKSHI", dhe papritur i dalin qindra faqe. Por jo në rubrikën e teknologjisë. Por në kronikën e SPAK-ut.
Qendër të dhënash kombëtare për AI? Nuk kemi. Model gjuhësor tonin, të trajnuar mbi shqipen? Nuk kemi. Inxhinierë që nuk ikin në Gjermani pas diplomës? Nuk ka.
Por kemi Diellën. Një avatar me kostumin e Zadrimës, që funksionon mbi teknologjinë e të tjerëve, në cloud-in e të tjerëve. Kjo është njësoj sikur një njeri që merr taksi me qira të deklarojë se ka themeluar industrinë e automobilave.
Çdo fëmijë ka prindërit e vet, dhe Diella nuk bën përjashtim. Ajo lindi në AKSHI, nën kujdesin e zonjës Karçanaj, drejtoresha që Kryeministri e shpalli të pafajshme para se ta gjykonte gjykata. Ndërkohë SPAK-u e çoi në arrest shtëpie për 12 tendera dhe një skemë të dyshuar prej mbi 40 milionë eurosh.
E në rrethin e familjes, si kumbar i shtëpisë, figuron edhe Gysi, biznesmeni i dosjes AKSHI. Ai që, sipas mesazheve të publikuara, kishte një mbrojtje më të fortë se çdo firewall,shefen e SHISH-it, e cila i premtonte se do t'i mbyllte "krejt radarët e shtetit".
Dhe kjo, zotërinj të OKB-së, është ministrja që do të na mbrojë nga korrupsioni në tendera. Një ministre e krijuar në agjencinë ku tenderat, sipas prokurorisë, ishin sport kombëtar. Është si ta caktosh ujkun rojtar, pastaj t'i vësh ujkut një avatar me kostum popullor dhe ta çosh në Nju Jork.
Po, jemi të parët
Zoti Kryeministër ka të drejtë. Jemi vërtet të parët. Të parët që u shpallëm kampionë botërorë të sigurisë kibernetike në gusht, ndërkohë që shefja e shërbimit sekret u tregonte njerzve nën hetim se kur vinte policia. Të parët që ulëm një chatbot në karrigen e ministrit, ndërsa krijuesit e agjencisë së tij mbanin masa sigurie. Të parët që i shitëm botës një dosje SPAK-u si inovacion shtetëror.
Pra po, jemi të parët në botë. Të parët në budallallëk të paketuar si inovacion. Dhe për këtë nuk na duhet asnjë data center. Mjafton një foltore, një avatar dhe radarët e fikur.
besmir semanaj
Insights
20 Shtator 2026, 17:39
Rezarta Gagani
Rezarta Gagani
Përballë pallatit tim po ndërtohet një pallat. Pallati ku banoj është i pari në vijën e rrugës....
Insights
16 Shtator 2026, 09:32
Auron Janku
Auron Janku
Ka një sëmundje politike që nuk diagnostikohet me analiza gjaku. Quhet Sindroma e Stokholmit politik: viktima fillon të mbr...
Insights
12 Shtator 2026, 10:13
Ola Xama
Ola Xama
Po “Cereni” qe i ke dhene token e ushtrise me 1 euro per te bere restorant cfare eksporton? Dhe kjo pa patur asgje personale me person...
Insights
2 Shtator 2026, 10:34
Idriz Konjari
Idriz Konjari
Shqipëria po hedh hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por do te ishte gabim që integrimi evropian t&eu...
Insights
28 Gusht 2026, 21:11
Bledian Koka
I strukur ne nje qeli te IEVP Durres, nen "shoqerine" e gardianit te turnit, Erion Veliaj ka arritur te siguroje nje leter zyrtare te cilen ka hedhur per te d...
Insights
19 Gusht 2026, 11:08
Fjola Graçi
TIRANE- Pamje të shëmtuara, të neveritshme, rrëqethëse për dikë dhe “anormale” për një tjetër. K...
Insights
13 Gusht 2026, 16:08
cim peka
Mbushja e sallës së Kuvendit me përfaqësues të diasporës duhej të ishte një demonstrim force për Albin Kurtin. Po...
Insights
12 Gusht 2026, 13:19
Florian Zekja
Florian Zekja/ Kryetar i Manifaktura Shqiptare
TIRANË- Projektligji për krijimin e Byrove të Kreditit po prezantohet si një hap dr...
Insights
12 Gusht 2026, 12:59
Denisa Kele
Denisa Kele
Kryeministri Edi Rama njoftoi me entuziazëm se Shqipëria është ngjitur në vendin e parë në botë në...
Insights
10 Gusht 2026, 16:53
gerti Carcani
Gerti Carcani
Në pak vite Bajram Begaj merret seriozisht me lojëtarët e ekipeve kombëtare. Së fundmi rasti Rrahmani dhe diskrimini...