Papa Leoni, vizitë në Francë/ Pritet nga presidenti Macron në Elysee

25 Shtator 2026, 21:30Bota TEMA
Papa Leoni, vizitë në Francë/ Pritet nga presidenti Macron

Me nje pritje madheshtore Papa Leone i 14  nisi këtë të premte vizitën e tij 4 ditor në Francë,në udhëtimin e tij të parë në këtë vend, me një axhendë që pritet të përqendrohet te paqja në një kohë konfliktesh, sfidat e inteligjencës artificiale dhe reflektimi mbi vlerën dhe dinjitetin e jetës njerëzore. Gjatë vizitës, Papa do të qëndrojë në Paris, do të vizitojë shenjtëroren katolike të Lourdes dhe qytetin Metz, në verilindje të Francës.

Mbërritja e tij në aeroportin Orly të Parisit u shoqërua me tingëllimin e kambanave të kishave në të gjithë Francën. Autoritetet presin që më shumë se një milion njerëz të dalin në rrugë gjatë vizitës, e cila vjen 18 vjet pas vizitës së fundit të një pape në Francë. Në aeroport, Leo XIV u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron.  Kreu I Kishes Katolike Romake mbajti nje takim me Macon ne Pallatin Elize ku mbajti nje fjalim per te pranishmit, nje fjalim I cili u dominua  ne shqetesimet Kryesore te Papes ne Lidhje me Abortin I cili eshte perfshire ne Kushtetuten Franceze si e drejte qe prej vitiit 2024, si dhe mbi vdekjen e asistuar te cilen Kisha Katolike e refuzon.

“Ndonjëherë jam i shqetësuar nga ato trende në shoqëri që rrezikojnë ta shndërrojnë shkencën dhe teknologjinë në sipërmarrje fitimprurëse që promovojnë manipulimin gjenetik, zëvendësimin, tregtinë e organeve njerëzore ose mundësinë e organizimit të vdekjes së dikujt. E përsëris me vendosmëri se mbrojtja e të drejtës për jetë përbën themelin e domosdoshëm të çdo të drejte tjetër njerëzore”

Axhenda e kesaj te premteje  e ngjeshur per Leonin e 14 . Papa do të mbajë një fjalim në selinë e UNESCO-s, do të marrë pjesë në lutjet e mbrëmjes në katedralen Notre-Dame, e cila është rihapur pas restaurimit, dhe më pas do të drejtojë një vigjilje të madhe me të rinjtë në stadiumin e Parisit. Vizita  po shoqërohet me masa të jashtëzakonshme sigurie. Policia franceze ka vendosur në terren një operacion të krahasueshëm me masat e marra gjatë Lojërave Olimpike dhe Paralimpike të Parisit në vitin 2024.

Masat përfshijnë, ekspertë për çaktivizimin e bombave, sisteme kundër dronëve dhe njësi kundër terrorizmit. Vetëm në Paris, këtë të  premte janë angazhuar rreth 14 mijë policë, xhandarë dhe pjesëtarë të forcave ushtarake, si dhe rreth 2 mijë e 500 zjarrfikës.

Autoritetet kanë krijuar një perimetër të gjerë sigurie rreth zonave ku do të zhvillohen aktivitetet e Papës, ndërsa rreth tij do të vendosen edhe perimetra të tjerë mbrojtës.

Vizita katërditore e Leo XIV në Francë pritet të jetë një nga udhëtimet më të rëndësishme ndërkombëtare të pontifikatit të tij, duke bashkuar mesazhet e Kishës për paqen dhe dinjitetin njerëzor me debatet e Evropës mbi teknologjinë, dhe të ardhmen e shoqërisë.

Lini një Përgjigje