Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara foli për Inteligjencën Artificiale, duke theksuar se po ndryshon pasi mund të hyjë në mendjen e qytetarit. Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, u ndal te ndikimi i Inteligjencës Artificiale dhe i platformave digjitale në shoqëri dhe demokraci.