Pas marshimit në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë përmbyllyr protestën e 118-të kundër qeverisë.
Në mbyllje të tubimit, protestuesit thirrën “Nesër më shumë”.
Qytetarët edhe këtë të premte, e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej.
Më pas, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Bënë thirrje për largimin e kryeministrit Rama nga qeveria, duke thënë se kreu i qeverisë është përgjegjës për të gjitha skandalet që po ndodhin.
Revolta qytetare është rritur ndjeshëm pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë e Ramës, ku protestuesit kërkojnë përgjegjësi për situatën, ndërsa prej kohësh kërkohet dorëheqja e kryeministrit.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Rama në burg”, “Arrestoni Ramën” dhe “Dorëheqje”, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë.
Në përfundim të tubimit, qytetarët paralajmëruan se protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme, me thirrjen “Nesër më shumë”, një mesazh që është përsëritur edhe në mbyllje të protestës së një dite më parë.
Protesta e sotme vjen pas disa javësh tubimesh të përditshme në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës.
© SYRI.net
‘Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty’/ Kush mban përgjegjësi për skandalin e SHISH?
Konjufca në New York: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi që duhet të korrigjohet
VIDEO/ Mban titullin ‘doktor shkencash’, Taulant Balla e ka kopjuar dizertacionin nga një punim shkencor europian