POLITIKË /

Von der Leyen viziton Ballkanin javën e ardhshme. Ndalesa e parë të mërkurën në Tiranë

Gjatë qëndrimit të saj, ajo do të takohet fillimisht me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.

Shkruar nga Versus

Von der Leyen viziton Ballkanin javën e ardhshme. Ndalesa e parë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë javën e ardhshme një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, me ndalesën e parë në Shqipëri.

Sipas agjendës së Komisionit Evropian, Von der Leyen pritet të mbërrijë të mërkurën në Tiranë. Gjatë qëndrimit të saj, ajo do të takohet fillimisht me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.

Vizita do të vijojë të enjten në Kosovë, ku presidentja e Komisionit Evropian pritet të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Temat konkrete të takimeve nuk janë bërë ende publike nga Komisioni Evropian.

Pas Kosovës, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ndërsa turneu i saj në rajon do të përfundojë në Maqedoninë e Veriut.

Agjenda u konfirmua nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, gjatë konferencës së përditshme për mediat.

Në itinerarin e kësaj vizite nuk janë përfshirë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Sipas Komisionit Evropian, arsyeja lidhet me zgjedhjet e ardhshme në të dyja vendet./Versus.al

Poll