Florence Pugh ka tërhequr vëmendjen gjatë turit promovues të serialit të ri të Netflix, “East of Eden”, duke sjellë një sërë paraqitjesh elegante dhe të veçanta.
Aktorja 30-vjeçare u shfaq në eventin promovues në Londër, ku pozoi së bashku me bashkëaktorët Christopher Abbott dhe Mike Faist, si dhe me skenaristen dhe producenten ekzekutive Zoe Kazan.
Pugh zgjodhi një kombinim nga Rodarte, të përbërë nga një bluzë e tejdukshme me pala dhe detaje të theksuara në pjesën e qafës, të shoqëruar me pantallona të zeza me prerje të gjerë. Pamjen e kompletoi me vathë floriri nga Bulgari, ndërsa flokët i kishte të mbledhura në një stil elegant.
Veshja u komentua veçanërisht për kombinimin mes materialit delikat dhe siluetës së strukturuar, duke krijuar një pamje që binte menjëherë në sy.
Gjatë aktiviteteve të tjera promovuese, Pugh ka eksperimentuar edhe me stile të tjera. Në një prej daljeve të fundit në Londër, ajo u shfaq me një fustan nga Alessandra Rich, ndërsa në një tjetër event zgjodhi një veshje nga Shushu Tong.
Pugh interpreton personazhin Cathy Ames në serialin e ri, një përshtatje e romanit të famshëm të John Steinbeck. Historia ndjek familjen Trask përgjatë disa gjeneratave, ndërsa Cathy është një prej figurave qendrore të rrëfimit.
Seriali është përshtatur nga Zoe Kazan dhe përbëhet nga shtatë episode. Pugh është gjithashtu producente ekzekutive e projektit.
Kjo version i ri i “East of Eden” synon t’i japë më shumë hapësirë historisë dhe motivimeve të Cathy-t, duke sjellë në ekran një perspektivë më të zgjeruar të personazhit.
Në serial luajnë gjithashtu Christopher Abbott, Mike Faist, Hoon Lee, Ciarán Hinds, Martha Plimpton dhe Joseph Zada.
“East of Eden” do të nisë transmetimin në Netflix më 1 tetor, ndërsa Pugh pritet të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të ardhshme të promovimit të produksionit.