E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës, mediat: Do të vuajë dënimin 10-vjeçar

Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga disa shtete, raportohet se do të ekstradohet nga Dubai në drejtim të Belgjikës.

Ka qenë media belge “Gazet van Antwerpen” ajo që shkruan se Eldi Dizdari, i njohur edhe me nofkën “shqiptari i gjatë”, do të ekstradohet në Belgjikë.

Dizdari është dënuar me 10 vite burg nga drejtësia belge, ndërsa konsiderohet si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale Kompania Bello.

Grupi ku bënte pjesë Dizdari dhe Dritan Gjika është goditur nga SPAK-u, pasi dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Reklamë

Në vitin 2020, kur Prokuroria e Posaçme nisi hetimin pasuror ndaj tij, mësoi se Dizdari kishte përfituar një tokë 500 metra katrorë si dhuratë nga Qefsere e Eqerem Grori, si dhe Osman Dervishi, në një prej zonave super të shtrenjta të Tiranës, në rrugën “Dervish Hima”, pranë stadiumit “Air Albania”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.