
Edhe këtë të premte, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vijuar për të dhjetën natë radhazi protestën me moton “Jo në emrin tim”.
Protesta është zhvilluar kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për UÇK-në dhe kanë kundërshtuar dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protestuesit janë mbledhur në qendër të Prishtinës për të shprehur qëndrimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës.
Protesta “Jo në emrin tim” është mbajtur çdo mbrëmje në Prishtinë që nga 16 shtatori, kur Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Versus.al

