E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, të rinjtë në protestë në Gjermani, mbyllen shkollat

Protesta në Gjermani kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, mbyllen shkër mundësisë së rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Sipas BBC, ishin planifikuar më shumë se 100 protesta,olla në disa qytete.

Shumë shkolla në Gjermani qëndruan të mbyllura sot, ndërsa në të gjithë vendin u zhvilluan protesta kundër mundësisë së rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Sipas BBC, ishin planifikuar më shumë se 100 protesta, mes tyre në Kiel, Hamburg, Berlin dhe Frankfurt.

Në janar hyri në fuqi një ligj i ri që parashikon shërbimin ushtarak vullnetar, me synimin për të rritur numrin e ushtarëve përmes rekrutimit të vullnetarëve. Megjithatë, nëse situata e sigurisë përkeqësohet ose numri i vullnetarëve rezulton i pamjaftueshëm, Bundestagu mund të shqyrtojë rikthimin e një forme të shërbimit të detyrueshëm.

Sipas ligjit, 18-vjeçarëve në Gjermani u dërgohet një pyetësor për interesin dhe gatishmërinë për t’iu bashkuar ushtrisë. Për meshkujt, përgjigjja ndaj procesit dhe ekzaminimi mjekësor janë të detyrueshme sipas kushteve të përcaktuara në ligj, ndërsa për gratë pjesëmarrja mbetet vullnetare.

Protestuesit kundërshtojnë veçanërisht detyrimin për ekzaminimet mjekësore. Ministria gjermane e Mbrojtjes konfirmoi për BBC se detyrimi vlen për të gjithë meshkujt që i nënshtrohen shërbimit ushtarak dhe kanë lindur pas 31 dhjetorit 2007, edhe nëse kanë deklaruar se nuk janë të interesuar për shërbimin ushtarak.

Gjermania e pezulloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2011, gjatë qeverisjes së Angela Merkel. Ndërkohë, kancelari Friedrich Merz ka vendosur forcimin e ushtrisë në qendër të politikës së sigurisë së vendit pas pushtimit rus të Ukrainës. Ushtria gjermane ka aktualisht rreth 186 mijë ushtarë dhe synon ta rrisë këtë numër në 260 mijë në fillim të dekadës së ardhshme, krahas rreth 200 mijë rezervistëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.