25 Shtator 2026, 22:30
Nga E.d
Pamje
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, katër vajza të klasës së 9-të, shoqe me njëra-tjetrën, janë ndjerë të ngacmuara dhe njëkohësisht të bullizuara nga mësuesi i gjuhë-letërsisë, Gëzim Palushi, i cili ka qenë nëndrejtor i shkollës në atë kohë.
Për ta kuptuar më mirë situatën dhe që vajza të ndihej më së miri gjatë rrëfimit të saj, na u desh bashkëpunimi i psikologes Belioza Çoku. Në rrëfimin e saj, 14-vjeçarja tha se këtë situatë e kishin raportuar disa herë bashkë me shoqet e saj, por 3 të tjerat gjatë kohës ishin tërhequr, mbase për shkak edhe të presionit të prindërve të tyre.
Ndërsa ajo vetë, e mbështetur nga prindërit e saj, vendosi ta çojë deri në fund betejën e nisur.
Vajza rrëfeu se nëndrejtori, njëkohësisht edhe mësuesi i lëndës së gjuhë-letërsisë, nuk kishte një sjellje të pahijshme vetëm me vajzat, por edhe me djemtë e klasës, duke i cilësuar me fjalë fyese.
Ajo shtoi se mësuesi-nëndrejtori, në fillim, kishte pasur shikime ngacmuese. Shoqeve të saj i është shprehur se: “Ti vjen në shkollë për t’u ekspozuar.” Ajo i tha që: “Nuk jam këtu në ankand që të vij të ekspozohem për ty.”
Çdo gjë ka ndodhur para të gjithë klasës. Më pas kaloi me të gjitha ne vajzat. Ne normalisht që folëm, se ishin edhe të gjithë çunat aty.
Filluam duke i kërkuar llogari: “Për çfarë e thua ti këtë? Kush je ti që na e thua këtë ne?” Dhe pastaj na tha që: “Mos e merrni ashtu siç e mendoni ju. Unë nuk e them ashtu siç e mendoni ju.”
Por, sipas asaj çfarë thotë vajza, nëndrejtori nuk linte rast pa e përmendur që gjërat nuk ishin ashtu si mund të mendonin vajzat, por, nga ana tjetër, komunikimi i tij bëhej edhe më i çuditshëm.
Sepse, në një rast, ajo dëshmon se: “E pyes profesorin përpara të gjithë klasës. Profesor, të lutem, më trego pak notat, sepse nuk më hapet SMIP-i. ‘Po, do t’i tregoj notat’, më tha, ‘por jo këtu. Hajde me mua të shkojmë te zyra ime në Vorë.’ Unë thjesht i thashë: ‘Si the?’ Edhe më tha: ‘Jo, jo, asnjë gjë.’ Dhe ula kokën. Këta të klasës ma përmendën. Më thonin ata të klasës: ‘Hë, shko me profesorin.’ Në ato momente kam qenë me mendjen ta qëlloj në karrige apo jo?”
Por, pavarësisht acarimit të vajzës drejt një situate jashtë kontrollit, kërkesa e nëndrejtorit do të përsëritej brenda pak ditësh. Gjithmonë referuar asaj që deklaron adoleshentja. Pas shumë debatesh dhe përplasjesh thuajse të përditshme me nxënëset e tij, nëndrejtori bën një tjetër veprim, aspak normal dhe në shkelje të rregullores, duke ndërprerë orën e fundit të mësimit të një lënde tjetër dhe pa njoftuar më parë as mësuesen kujdestare, as drejtorin dhe as prindërit.
Një sjellje vërtet e çuditshme e numrit dy të shkollës, i cili, me sa kuptohet, i trembej përballjes me prindërit e vajzave, të cilat, sidoqoftë, nuk e morën parasysh kërkesën e tij. Sepse ata, me të shkuar në shtëpi, gjithçka që kishte ndodhur e shprehën në familje te prindërit e tyre dhe këta të fundit, menjëherë të acaruar, kontaktuan zyshën kujdestare të fëmijëve, duke i kërkuar llogari, edhe pse ajo nuk dinte asgjë.
Kjo bisedë telefonike konfirmohet edhe nga vetë mësuesja, përmes një audioregjistrimi.
Në të cilën thotë se: “Mbas situatës që ndodhi me vajzat e klasës, prindërit, më datë 9 dhjetor, më kanë marrë në telefon gjithë natën dhe filluan të gjithë: ‘Ku ishe ti? Pse nuk na ke vënë në dijeni që nëndrejtori bën këto gjëra dhe merr vajzat pa dijeninë tënde në zyrë?’ Me thënë të drejtën, u ndjeva shumë keq.”
Në kushtet kur prindërit e alarmuar po ushtronin presion tek mësuesja kujdestare, të nesërmen ajo kërkoi menjëherë shpjegim nga drejtori dhe vetë nëndrejtori për episodin e një dite më parë. Por nëndrejtori është shprehur se ka dashur të sqarojë me nxënëset një konflikt të ndodhur në orën e tij të mësimit.
Por ekspertja Nora Malaj, në lidhje me këtë situatë, thotë se përgjegjësi kryesor për fëmijët është mësuesi kujdestar. Dhe nëndrejtori ka kaluar kompetencat.
Shihet qartë që drejtori ka kërkuar ta mbyllë problemin aty për aty dhe gjithçka të mbetej brenda atyre mureve. Por mësuesja këmbënguli për më shumë, duke kërkuar një ballafaqim, ku vajzat filluan të flisnin: “Na bullizon. Njëra më thoshte që ti ekspozohesh, tjetra thoshte tipare kafshërore, ju vajza vini të ekspozoheni, në sy të gjithë klasës. Ju jeni vetëm për qejfe këtu, nuk jeni për mësime.” Ai thoshte: “Jo.”
Në atë moment, kur debati mes katër vajzave të revoltuara dhe nëndrejtorit, që nuk dinte më se si të mbronte veprimet e tij anormale, drejtori bën një ndërhyrje, nga e cila kuptohet qartë se po pozicionohej për të mbrojtur zëvendësin e tij. Sepse, në mbledhjen e asaj dite, më datë 10 dhjetor 2025, përmes një raporti informues të mbajtur nga mësuesja kujdestare, të cilin do ta dorëzonte më pas te strukturat për mbrojtjen e fëmijëve, thuhet se: “Gjatë këtij diskutimi drejtori është shprehur se mësuesja kujdestare nuk e ka kryer detyrën e saj.”
Ndërkaq, situata u përshkallëzua dhe ky problem nuk ishte më i nëndrejtorit me katër vajzat, por edhe me 21 nxënës të tjerë, që, me sa duket, u pozicionuan në mbrojtje të shoqeve të tyre.
Ndërsa jepeshin një pas një dëshmitë e nxënësve, me nëndrejtorin të vënë me shpatulla pas muri, drejtori vazhdonte të mbante të njëjtin qëndrim, duke mbrojtur me vendosmëri kolegun. Por prindi i vajzës kishte marrë vetë në telefon mësuesin, duke e akuzuar për pedofili, dhe ky i fundit, duke përdorur kartën e viktimës, iu drejtua Komisariatit 7 në Vorë për të bërë kallëzim kundrejt prindit.
Pikërisht ky do të ishte edhe momenti që vajza do të thërritej për herë të parë në polici, pas dy muajsh, sepse rasti deri në atë moment nuk ishte referuar askund nga asnjë prej drejtuesve që ishte në dijeni. Edhe pse mësuesja kujdestare e vajzave, më datë 13 shkurt, e kishte vënë në dijeni drejtorin përmes disa e-maileve se vajza kishte filluar tashmë të mos e frekuentonte më shkollën.
Më të detajuar, të gjithë kronologjinë e lëvizjeve institucionale na i paraqet raporti i datës 25 shkurt 2026, i mbajtur nga punonjësja e mbrojtjes së fëmijës në Bashkinë Vorë, në takimin e Grupit Teknik Ndërsektorial me 11 pjesëmarrës.
Vetë punonjësja sociale thotë se: “Ngjarja ka ndodhur në dhjetor 2025 dhe rasti nuk është referuar te PMF.
Mësuesja kujdestare ka referuar rastin në DRAP Tiranë për marrje masash, por këta të fundit ia kanë kaluar për kompetencë drejtorit të shkollës, i cili ka marrë masa për mësuesen me këshillim etik për tejkalim kompetencash.
Vetë punonjësja shprehet se, në lidhje me rastin, ajo është vënë në dijeni më datë 8 janar 2026, në ambientet e Komisariatit 7, gjatë dhënies së deklaratave të vajzave, të cilat ishin të prekura emocionalisht dhe të rënduara psikologjikisht.
Punonjësja sociale gjithashtu deklaron se, nëpërmjet një e-maili urgjent të ardhur nga ASHDMF për mosfrekuentim të vajzës në shkollë, ka kërkuar informacion nga drejtori i shkollës, Roland Durdja, por përsëri rasti nuk është referuar, edhe pse ishin në dijeni.
Referimi është detyrim ligjor dhe, në këto kushte, ky grup vendos që, për interesin më të lartë të fëmijës, shikohet e nevojshme transferimi i mësuesit në një shkollë tjetër.”
Gazetarja e Piranjave shkoi vetë për ta takuar mësuesin Gëzim Palushi në ambientet e reja të punës, ku, përballë pyetjeve, ai nuk shpjegoi asgjë.
Ndërkohë, në një bisedë të drejtorit të shkollës me babain e një tjetër vajze, i cili kërkoi sqarime drejtpërdrejt nga drejtori i shkollës, në prezencë të së bijës dhe shoqes së saj, ai thotë se situata është e njëanshme.
Pra, sipas drejtorit, me 4 vajza të mitura të mbajtura në zyrë për 45 minuta dhe me një situatë që gumëzhinte prej kohësh në të gjithë shkollën, historia qenka e njëanshme dhe se mësuesja kujdestare nuk ka përse të njoftohet nga titullari për lëvizje të nxënësve.
Por, në përballje me gazetaren e Piranjave, edhe drejtori, njëjtë si nëndrejtori, iku pa dhënë asnjë shpjegim./piranjat news
gëzim palushi belioza Çoku vorë
Aktualitet
25 Shtator 2026, 22:25
E.d
Florjan Binaj
Nga Florjan Binaj
Nuk e di a ka një vend, ku shefja a shefi i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 22:23
E.d
Pamje
Altin Preka, efektiv i Policisë së Shkodrës, rrëfen për “Piranjat” historinë e përplasjeve të tij...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 22:20
E.d
Pamje
Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit t&eum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 22:15
E.d
Pamje
E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 22:11
E.d
Foto ilustruse
Zbardhen diskutimet nga seanca me dyer të mbyllura për masat e sigurisë Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit t&eum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 21:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protesta e 118-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët t&eum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 21:00
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur mashimin në rrugët e kryeqytetit, nd&e...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:16
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe k...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:15
E.d
Aktivisti
TIRANA- Aktivisti Erald Ndoj iu drejtua publikisht ambasadorit të ri të Amerikës, Eric Wendt, duke kërkuar mbë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:14
E.d
Aktivisti Arben Kola
TIRANA- Aktivisti Arben Kola falenderoi shqiptarët në SHBA, të cilët pritën me vezë kryeministrin E...