VIDEO/ Nga qelia në ‘Arrest shtëpie’: Apeli liron Eduard Limajn, nis sërish përndjekjet e grave

22:24, 25/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 52 vjeçari Eduard Limaj nga Vlora.

Zonja tregoi për Piranjat, përndjekjen e vazhdueshme të bërë nga Eduardi, i cili e përndiqte si fizkisht ashtu dhe në rrjete sociale.

Falë bashkëpunimit me prokurorinë Vlorë dhe komisariatit të policisë, u bë e mundur ndalimi I Eduardit. U duk se gjithçka u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme dhe drama mori fund...

Por vetëm disa ditë nga arrestimi, gjykata e Apelit vendosi ta dërgojë 52 vjeçarin në arrest shtëpie, duke rikthyer edhe njëherë makthin tek zonja dhe familjarët e saj.

Gjë që u kuptua shumë shpejt, sepse sapo mori një telefon në dorë, Eduardi iu rikthye edhe njëherë shpërndarjes së fotove dhe videove të 40 vjeçares, me qëllim denigrimin e saj. Eduardi ka hapur rreth 3 të tilla përgjatë kësaj kohe me foto nga më të ndryshme

E ndërsa ne po mundohemi të kuptojmë se si gjykata ka lënë të lirë këtë person problematik, një tjetër informacion na vjen për të.

Bëhet fjalë për një tjetër grua, e cila ka pësuar ekzaktësisht të njëjtën përndjekje nga 52 vjeçari. Dhe nuk ka qenë e vetmja. Zonja tregon se zotëria ka përndjekur disa gra në institucionin e Postës Shqiptare të Vlorës, të cilat për shkak të ruajtjes së privatësisë kanë refuzuar të dëshmojnë.

Nisur nga rrethanat e jetës dhe mosha ende e re, gruaja është në kërkim të një partneri për një lidhje serioze që do të kurorëzohej me martesë. Por kjo e fundit zbulon që Eduardi ishte i martuar. Kaq mjaftoi që ky i fundit të niste sërinë e shantazheve dhe përndjekjeve ndaj kësaj zonje. Një skenar i njohur, të cilin ju a treguam me detaje përpara një jave, ku ndryshimi është vetëm viktima.

Njëherë ishte 40 vjeçarja dhe fëmijët e saj, kësaj radhe kjo grua, punonjëse e postës, e cila siç na tha, nuk është e vetmja që shantazhohej dhe përndiqej nga Eduardi. Jo vetëm arsenal fotosh dhe mesazhesh, por edhe një flotë të tërë celularësh, të cilët për t’i vënë në presion, ia tregon viktimave, por ndryshe nga zonja tjetër, kjo punonjëse e postës, nuk i ka bërë një denoncim në polici, pasi sipas zonjës ky i fundit ka njohje dhe lidhje familjare me persona të njohur të gjyqsorit në Vlorë dhe jo vetëm.

Këtë nuk mund ta verifikojmë dot, por fakti që Eduardi më parë doli se sa hyri në qeli, na bën të dyshojmë se dikush i ka lëvizur me urgjencë fijet për ta dërguar në shtëpi.

Për fatin e mirë të kësaj zonje, 52 vjeçari kishte njohur viktimën e radhës, duke i rralluar mesazhet denigruese, deri në një moment që u ndërprenë përfundimisht. Por ama pasojat tek kjo grua ishin të pakthyeshme. Zonja tregon se me shumë përpjekje dhe me ndërhyrje të personave të jashtëm ka arritur ta largojë këtë person nga vetja, por teksa na tregon historinë, kujton dhe momentet e ferrit që i ka shkaktuar ky njeri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco