Dita e dhjetë, mijëra qytetarë në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Mbrëmjen e kësaj të premteje, me mijëra qytetarë kanë dalë sërish në protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar me 81 vite burg nga Gjykata Speciale.
Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të shiut, mbështetja e qytetarëve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ishte e madhe në shesh.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme u protestua edhe në Podujevë, Prizren, Istog, Rahovec, Kaçanik, Drenas, Deçan dhe Gjilan.
Kjo është nata e dhjetë radhazi e protestave në Prishtinë, ndërsa tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Gjatë protestës janë transmetuar edhe deklarata të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët kanë mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria.
Protestuesit kërkojnë ndryshimin e vendimit dhe kanë vijuar tubimin pavarësisht kushteve të motit.




