Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

EPIKE/ Trajneri i Bjellorusisë bën “AUTOGOLIN” në konferencë, shkak bëhet Mirlind Daku: S’e di pse nuk është në listë, po bën mirë te Rubin Kazan

Shkruar nga Newsbomb
EPIKE/ Trajneri i Bjellorusisë bën “AUTOGOLIN” në
Trajneri i Bjellorusisë

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Ligës C në Nations League. Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 20:45.

Një skenë e çuditshme u regjistrua në konferencën për shtyp që mbahet prag ndeshjeve. Më konkretisht ndodhi në anën e Bjellorusisë, ku trajneri Viktor Goncharenko foli për një sërë çështjes për skuadrën e tij në vigjilje të këtij takimi.

Mes tyre, u përmend edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku. Pikërisht, Goncharenko u shpreh i habitur se pse lojtari nuk ndodhet në grupin e lojtarëve, pasi ai po bën mirë me Rubin Kazan. Mirëpo, duket se trajneri i bjellorusëve nuk është informuar aq sa duhet, së pari për listën e të grumbulluarve të Rolando Maran dhe së dyti për klubin aktual, i transferuar te Spartaku i Moskës.

“Është e çuditshme që Daku nuk është në këtë listë të Kombëtares për të luajtur. Ai është një lojtar i mirë, shumë i mirë, që luan me Rubinin dhe prapë nuk e kuptoj nëse do të luajë apo jo. Daku është një futbollist i mirë, luan në Rusi dhe e njohim”, tha Goncharenko./ Newsport.al 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese