E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident fatal në Fushë-Krujë, përplasen tre automjete, humb jetën 19-vjeçari

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Kameras”. Automjetet drejtoheshin nga shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, B. D. dhe E. Sh. kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, një 19-vjeçar, L. Z., i cili ishte pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital.

Reklamë

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.