Limaj në protestën “Jo në emrin tim”: UÇK-ja është identitet i këtij kombi dhe i lirisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në protestën “Jo në emrin tim”, të zhvilluar në kundërshtim të aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta është pjesë e tubimeve që po zhvillohen prej ditësh në Kosovë kundër vendimit të shpallur më 16 shtator.
Limaj tha se vendimi i Gjykatës Speciale ka nxjerrë në pah, sipas tij, krenarinë e qytetarëve për UÇK-në dhe kontributin e saj në çlirimin e Kosovës.
“Besoj që kjo situatë e rëndë pas vendimit të Gjykatës në Hagë ka çuar atë që ne e kemi ditur gjithmonë: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është identitet i këtij kombi, i lirisë dhe siç kemi thënë ndërdijen e popullit të Kosovës e posaçërisht djemve e vajzave për të çliruar këto ditë kanë nxjerrë në pah që ndihen krenarë për baballarët e tyre. Ai produkt është vetë liria, shteti e krejt aio qe sot e gëzoni”, tha ai.
Kreu i Nismës argumentoi se aktgjykimi nuk duhet parë vetëm në raport me individët e dënuar, por e interpretoi atë si një përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si trajtohet historia e luftës së Kosovës.
“Ndihem mirë që njerëzit e kanë kuptuar që ky aktgjykim nuk ka të bëjë me individin se ky aktgjykim ka një objektiv për të shlyer një histori e për të rishkruar një histori. Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejon që t’i rishkruhet historia”, tha ai.
Limaj kishte kundërshtuar publikisht edhe më herët aktgjykimin e 16 shtatorit, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe duke përdorur moton “Jo në emrin tim”. Vendimi i Dhomave të Specializuara është aktgjykim i shkallës së parë dhe nuk është përfundimtar.
Hitaj: Rama bëri gabim që nuk foli për Kosovën në OKB
Protestë në Mitrovicë kundër aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët
- 22:27 Vetëvrasje apo vrasje? Dokumente të reja rihapin misterin e mbesës së Hitlerit
- 22:20 “Fjeta milioner dhe u zgjova i rrënuar!”! Roberto Carlos trondit botën e futbollit: Humba 99% të pasurisë brenda një nate
- 22:19 Papa: Inteligjenca artificiale duhet t’u shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi
- 22:18 “A kishte dijeni Vlora Hyseni për vendndodhjen e Agasit?” Gazetari Koka: SPAK thotë se e dinte
- 22:18 SHBA po planifikon hyrjen ushtarake në Kubë
- 22:02 Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi