Celebrities Gossip Showbiz

Francesco Totti rrëfen nëntë muajt pa folur me vajzën pas divorcit! “Më neverit”

Francesco Totti ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së tij familjare pas ndarjes nga Ilary Blasi, duke treguar se si divorci ndikoi te tre fëmijët e tyre.

Në autobiografinë e tij të re, “Oltre”, ish-kapiteni i Romës ndalet veçanërisht te marrëdhënia me vajzën e tij, Chanel, e cila ishte vetëm 14 vjeçe kur mësoi se babai i saj ishte dashuruar me një tjetër grua, Noemi Bocchi.

Sipas rrëfimit të Tottit, reagimi i Chanel ishte tepër emocional. Kur ai i tregoi për lidhjen e re, ajo iu përgjigj me fjalë të ashpra:

Ti je një m***, nuk je më babai im, më neverit.

Pas kësaj përballjeje, babë e bijë nuk folën për rreth nëntë muaj. Totti tregon se mes tyre u krijua një distancë e madhe dhe se vajza e kishte shumë të vështirë të pranonte ndryshimet që po ndodhnin në familje.

Por Chanel nuk ishte e vetmja që e përjetoi rëndë ndarjen e prindërve. Totti tregon se djali i tij Cristian u mbyll në vetvete, ndërsa vajza më e vogël, Isabel, reagoi duke qarë.

Ish-futbollisti thotë se përpiqej t’u shpjegonte fëmijëve se, edhe pse marrëdhënia mes tij dhe Ilary Blasit kishte përfunduar, dashuria e tij për ta nuk kishte ndryshuar. Sipas tij, fëmijët do të mbeteshin gjithmonë njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij.

Totti ka treguar gjithashtu se lidhja e tij me Noemi Bocchi nisi të bëhej publike në një periudhë të ndërlikuar për familjen. Ai rrëfen se fillimisht kishte frikë t’u tregonte fëmijëve për ndjenjat e tij, pikërisht nga frika se mos i lëndonte.

Me kalimin e kohës, marrëdhënia mes Tottit dhe Chanel filloi të përmirësohej. Një moment që ai e veçon ishte pjesëmarrja e vajzës në “Pechino Express”. Fillimisht, ish-futbollisti nuk dëshironte ta ndiqte programin, por Noemi e bindi.

Duke e parë Chanel në televizion, Totti thotë se arriti ta shihte vajzën e tij në një mënyrë tjetër:

Takova një Chanel tjetër, më të fortë, më të pjekur, më të gatshme për jetën.

Rrëfimi vjen disa vite pas ndarjes së bujshme të Tottit dhe Ilary Blasit. Çifti, që ishte martuar në vitin 2005 dhe ka tre fëmijë, konfirmoi divorcin në vitin 2022.