Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vranësira të dendura dhe reshje shiu, e shtuna me mot të paqëndrueshëm

Shkruar nga Newsbomb
Vranësira të dendura dhe reshje shiu, e shtuna me mot të
Foto ilustruese

Sot, ditë e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.

Vranësirat e dendura në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16-18m/s, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese