Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Vijon sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila shënon ditën e 119-të të qëndresës qytetare.

Protesta e djeshme u zhvillua mes fjalimeve, pankartave dhe thirrjeve kundër qeverisë, ndërsa në përfundim të tubimit qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Rama në burg”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun” dhe “Dorëheqje”.

Të lidhura

None found

Në ditën e 118-të, protestuesit vijuan të shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë përmes pankartave dhe sloganeve. Një prej tyre shkruante: “Me SHISH e me polici, nuk e mbani dot këtë tirani”, ndërsa një tjetër i drejtohej SPAK-ut për situatën në shëndetësi: “Shëndetësia ra, fiktiviteti u pa! SPAK mos rri, por vepro, hajdutët na i ndëshkoi.”

Gjatë protestës së djeshme, aktivistët dhe qytetarët përsëritën kërkesat për largimin e kryeministrit, ndërsa disa prej tyre ashpërsuan edhe më tej gjuhën e protestës. Aktivisti Edison Lika deklaroi se, sipas tij, “koha për dorëheqje ka mbaruar” dhe se thirrja e protestuesve do të jetë tashmë “Arrestoni Ramën”.

Edhe sot, qytetarët pritet të mblidhen sërish në shesh, ndërsa protesta vijon me fjalime, pankarta dhe marshim në rrugët e kryeqytetit.


Shtuar më 26.09.2026 07:34

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet