Rasputin, patronazhizmi seksual
Ergys Agasi i sotëm shqiptar, Rasputin i dikurshëm pranë ...
Ergys Agasi i sotëm shqiptar, Rasputin i dikurshëm pranë ...

Ergys Agasi i sotëm shqiptar, Rasputin i dikurshëm pranë Carit Rus sugjerojnë simbolikën arketipale: seksualitet ndërthurur me pushtet.
Rasputin në oborrin e Carit Nikolla II dhe Ergys Agasi në Shqipëri mund të përfytyrohen si dy figura ku seksualiteti dhe pushteti puqen pazgjidhshëm, duke u bërë ikona të ekzistencës njëherësh dhe të dekadencës së sistemit politik.
Rasputini, ky mistik siberian, hyri në zemër të oborrit carist përmes besimit të Caricës ruse, të mbretëreshës, besim se ai do të shëronte nga hemofilia careviçin, birin e Carit. Prifti, mistiku Rasputin, nga historia u perceptua si shpëtimtar mistik njëherësh dhe si shkatërrues moral, për shkak të sharlatanizmit dhe të jetës së tij të shthurur seksuale. Rasputini me kohë u kthye në simbol të dobësisë së pushtetit carist dhe në simbol të korruptimit, kalbëzimit të elitave ruse.
Ergys Agasi i sotëm shqiptar po përfaqëson ikonën fondamentale të dekadencës shqiptare.
- Si biznesmen ai është i lidhur me pushtetin politik dhe me institucionet e sigurisë. Institucione të korruptuara aq sa "fikin radarët e shtetit" për rehatinë e tij.
- Ai është i akuzuar për korrupsion, për manipulim tenderash dhe për lidhje me figura të larta shtetërore.
- Përmendja për marrëdhënie seksuale me gra në pushtet dhe me gra të medias e kthen figurën e tij në një simbol të patronazhit seksual dhe të patronazhit politik të elitave.
Analogia me Rasputinin carist, si arketip i përjetshëm i seksualitetit mistik/ serik, plus korruptimin e pushtetit politik të çon te situata e rënies, e degradimit të pandalahëm kokëposhtë të dinastisë ruse Romanov.
Agasi ynë me serial seks patronazhin plus me korruptimin e pushtetit ekonomiko-politik (me dhuratat, favoret, mosbesimin te institucionet) simbolizon dekadencën e sistemit të sotëm shtetëror.
Figurat Rasputin - Agasi shfaqen si “ikona të rënies” në kohët kur pushteti nuk kontrollohet nga ligji, por nga lidhjet intime, nga korrupsioni dhe nga ndikimi i fshehtë.
Seksualiteti dhe pushteti kështu dalin përtej jetës private të individit, bëhen ikonë publike e dekadencës së një situate që po e shijojmë./ CNA
Konspiracioni i radhës është se Parlamenti Evropian ka kon...
Kreu i komplotit, na kishte qenë tamam siç do e donte Fush...
Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, u duk sikur u tradhtua n...
VLORË MOJ NUR I PUSHTETIT Vlorë moj nur i pushtetit, Kan...
Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s me skandale s...
Para pak muajsh, Edi Rama e "shpëtoi" Shqipërinë nga turpë...
Nuk jam i prirur t’i konsideroj e as t’i besoj gjithë sa p...
I gjendur në hall, e madje në hall të madh, Kryeministri E...
Pse e quaj Tani i Madh? Mbase krahasimi me Akeksandrin e M...
Disa njerëz janë vërtet patriotë. Disa hiqen si patriotë. ...
Këto nëntë konstatime janë vijim i reagimit të parë ndaj a...
Kur Evlija Çelebi mbërriti në Elbasan më 1670, e përshkroi...
Rama mendon se njerëzit duan thjesht emrin, lugën bosh e p...
Tik -taku i gjashtë muajve Tirana politike sot i ngjan sp...
Në një shfaqje si hije afër mesnatës në Parlament, Edi Ram...
Vëllezër dhe motra shqiptaro-amerikanë! Një retrospektivë...
Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep ...
“Përsëri Tirana pa kokë”. Ky është bërë refreni i kryemin...
Publikova një shkrim për ngritjen e Muzeut Hebraik në Vlor...
Disa nga mendjet më të mëdha të historisë, si Albert Einst...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në af...
Një konflikt mes tre personave ka ndodhur mbrëmjee e s...
Janë publikuar pamjet e vrasjes së Artan Myrtajt në Sarand...
Policia ka dalë me reagim zyrtar për plagosjen e ndodhur m...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Dogana e Malit të Zi njoftoi më 25 shtator se ka ndaluar n...
Një nga tre personat që u qëllua me armë zjarri gjatë tubi...
Ligjvënësit në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit gjerm...
Qytetarë në disa qytete të Kosovës kanë dalë në rrugë të p...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...