Parashikimi i motit për ditën e shtunë, priten reshje shiu! Ja sa do të jenë temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, priten reshje shiu! Ja sa do të jenë temperaturat

07:51, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së shtunë.

Sipas parashikimit të motit, dita do të karakterizohet nga kthjellime, por edhe alternime vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura.

Vranësirat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore, ku priten reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.

Pas orëve të pasdites, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s.  Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës do të arrijë deri në 16-18 m/s.

Ndërkohë, në dete pritet valëzim i forcës 3-4 ballë, ndërsa temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 27°C.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco