web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot, Shqipëri-Bjellorusi. Kuqezinjtë synojnë fitoren e parë me Maran  

26 Shtator 2026, 07:59, Sport CNA

Sot, Shqipëri-Bjellorusi. Kuqezinjtë synojnë fitoren e parë

Mbrëmjen e kësaj të shtune, Shqipëria përballet me Bjellorusinë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Kuqezinjtë vijnë pas pesë humbjeve radhazi dhe Rolando Maran kërkon fitoren e parë në drejtimin e Kombëtares. Një tjetër humbje do të barazonte serinë më negative të Shqipërisë që prej vitit 1997.

Kuqezinjtë kanë shënuar vetëm në një nga pesë ndeshjet e fundit dhe në Tiranë kanë humbur tri takimet e fundit pa shënuar gol.

Bjellorusia, në krahun tjetër, është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit, me tri fitore dhe tri barazime, ndërsa katër prej këtyre takimeve janë zhvilluar nën drejtimin e Viktor Gonsharenkos.

Shqipëria dhe Bjellorusia janë përballur shtatë herë, me bilancin 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje për kuqezinjtë.

Në dy takimet e fundit në Ligën e Kombeve, Shqipëria fitoi 2–0 në transfertë dhe 3–2 në shtëpi.





Lajmet e fundit nga