E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshje dhe vranësira në mëngjes, mot i qëndrueshëm në mbrëmje

Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët, kryesisht në gjysmën Lindore të Shqipërisë, por duke iu afruar mesditës pritet përmirësim i theksuar i kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas MeteoAlb, kthjellimet do jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat juglindore, ku priten edhe reshje.

Atmosfera do të stabilizohet në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë, duke u luhatur 6°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë, deri në 28°C vlera maksimale, e cila do të shënohet në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë mbi mesatare duke arritur shpejtësinë 65 km/h nga drejtimi verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.