Rrustemi: VV-ja do të ftojë partitë në takime për një president konsensual

Teksa afrohet përfundimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, pritet që partitë politike të ulen sërish në tryezën e dialogut. Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se takimet ndërmjet subjekteve politike janë të nevojshme për të arritur një marrëveshje për një kandidat konsensual dhe për të shmangur shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Të lidhura

None found

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, deklaroi për Ekonomia Online se partia e tij mund t’i shtojë takimet gjatë ditëve të ardhshme, por për këtë kërkohet vullnet politik nga të gjitha partitë.

Rrustemi kujtoi se më herët ishte arritur një marrëveshje me LDK-në për një kandidat të përbashkët për postin e presidentit, por ajo nuk u zbatua pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të kësaj partie.

“Ne kemi bërë vazhdimisht thirrje për takime dhe bashkëpunim. PDK-ja dhe Aleanca na kanë refuzuar dhe nuk kanë marrë pjesë në asnjë takim. Me LDK-në, pavarësisht vështirësive, kishim arritur një marrëveshje për një emër konsensual, e cila u pengua dhe u bë e pamundur nga gjashtë deputetë të LDK-së. Sidoqoftë, do të ketë ftesa për takime, pasi ato janë të domosdoshme. Duhet t’i intensifikojmë, sepse koha në dispozicion është shumë e shkurtër. Këto ditë duhet të shfrytëzohen për zgjedhjen e Presidentit, e më pas për t’u marrë me çështje dhe detyrime të tjera të shtetit ndaj qytetarëve dhe interesave të Kosovës”, tha Rrustemi.

I pyetur nëse VV-ja do të paraqiste një kandidat konsensual dhe jo partiak, deputeti tha se kjo ka qenë gjithmonë qasja e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Si Lëvizje Vetëvendosje, gjithmonë kemi mbështetur një emër konsensual. Besoj se kjo është zgjidhja e duhur dhe se një kandidat i tillë është i domosdoshëm. Mirëpo, PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë bashkëpunimin. Edhe këtë herë do ta ruajmë qasjen tonë konstruktive për të gjetur një emër konsensual. Pastaj secili duhet ta ushtrojë rolin e vet: opozita të veprojë si opozitë, ndërsa ne si mazhorancë të përmbushim përgjegjësitë që na takojnë”, deklaroi ai.

Sipas Rrustemit, dështimi i zgjedhjes së presidentit dhe rikthimi në zgjedhje do të sillte pasoja të dëmshme për Kosovën, përfshirë edhe çështjet që lidhen me Gjykatën Speciale në Hagë.

“Për çështjet me rëndësi për Kosovën duhet të jemi të bashkuar, përfshirë këtu edhe Gjykatën Speciale. Si mund të merren seriozisht kërkesat dhe nismat e ndryshme nëse nuk e zgjedhim Presidentin e Republikës dhe brenda 12 ditësh hyjmë në zgjedhje? Më pas do të kishim 45 ditë fushatë, gjatë së cilës do të sulmonim dhe akuzonim njëri-tjetrin. Kjo nuk i ndihmon as personave që janë në Gjykatën e Hagës, as Kosovës dhe as qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë vetëm dëmtojmë buxhetin, interesat e Kosovës dhe humbim kohë të çmuar për t’u përballur me sfidat që na presin”, u shpreh deputeti i VV-së.

Ai bëri të ditur se vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese ende nuk është publikuar dhe se deri tani nuk është diskutuar për ndonjë kandidat konkret. Rrustemi tha se pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pret që të shtohen përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Vendimi i plotë ende nuk është publikuar. Nuk kemi zhvilluar takime apo diskutime për ndonjë emër. Kemi pasur mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe shpresoj që tani të intensifikohen aktivitetet dhe veprimet për të gjetur një zgjidhje. Nuk kemi biseduar dhe nuk jemi takuar për një kandidat të caktuar, por po theksoj rëndësinë e vullnetit politik. Nëse palët janë të përcaktuara për të gjetur zgjidhje, atëherë ajo mund të arrihet”, tha Rrustemi.

Megjithatë, ai paralajmëroi se procesi do të vështirësohet nëse partitë opozitare mbeten në qëndrimin e tyre për shpërndarjen e situatës politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Nëse partitë politike opozitare vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtin pozicion si para 16 shtatorit, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme me shpresën për ta kufizuar qeverisjen e Vetëvendosjes, atëherë gjetja e një zgjidhjeje do të jetë shumë e vështirë”, shtoi ai.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës duhet të përfundojë jo më vonë se 6 tetori.

Në vendimin lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, Kushtetuesja ka vlerësuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur të llogaritet më 8 gusht.

Sipas Gjykatës, përfundimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka shkaktuar nisjen e afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.


Shtuar më 26.09.2026 08:22

Tags: , ,
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet