Një alarm i rëndë ushqimor ka përfshirë Shqipërinë. Djathi “Brie” i importuar nga Italia ka rezultuar i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria monocytogenes”. Ky produkt ka hyrë në vendin tonë më datë 16 korrik 2026.
“Listeria monocytogenes” nuk është një helmim i zakonshëm ushqimor. Ai ka aftësinë të mbijetojë dhe të shtohet në temperaturat e frigoriferit, duke e bërë djathin e butë “Brie” një mjedis ideal për përhapjen e bakterit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sëmundja që shkakton, ky bakter quhet listerioza, e cila ka një shkallë vdekshmërie jashtëzakonisht të lartë (20% deri në 30%) tek grupet vulnerabël.
Burime zyrtare për televizionin “Ora News” bëjnë me dije se produkti i importuar nga kompania “INITALY RISTO & GUSTO” është shitur dhe konsumuar plotësisht në 44 hotele dhe restorante luksoze në gjashtë qarqe të vendit.
Kjo është harta e bizneseve në TIRANË ku u tregtua produkti i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve:
• SHEQER PIKANT
• ILUMINATIUM
• SOFRA E ARIUT
• RIGELS QEFALIA
• ULZA SHPK
• MATIN
• Jona Tile
• SOMA SHPK
• RINIA 04
• ARCO Restaurant Shpk
• Morsi Arena Shpk
• PERLA Restorant
• Sokol Tusha
• C-2025 SHP
• LUGINA E ZANAVE
• MORSI SHPK
Në VLORË djathi me bakterin e rrezikshëm u tregtua në 14 subjekte:
• RM GROUP
• COASTLINE HOSPITAL
• SOLEIL ON SEA SHPK
• Mirela Gjergji
• VOISINS
• STAR BUTIK HOTEL
• Klaus Mane
• PERGA
• Jakup Ali
• CAPITAL LEASING
• DEMI HOTEL
• Orfea Taci
• SPLENDOR HOTEL
• ZAL SHPK
Në DURRËS ky produkt u tregtua në 4 subjekte:
• Agroturizëm Demerxhiu
• HARMONIA HOTELS GROUP
• RHG
• Gridi Baboci
Në SHKODËR djathi me listerinë u tregtua ne 3 subjekte:
• Ilir Hyseni
• CLICHÉ
• Martin Tanushi
Edhe në Lezhë dhe Korçë produkti me rrezik serioz për shëndetin e njeriut u tregtua në 3 subjekte, përkatësisht:
LEZHË
• Lorenc Marku
• Armando Prenga
• Luiza Pllumbi
KORÇË
• Eduart Metollari
• LIFE GALLERY
• Oliver Dakollari
AKU konstatoi se subjekti importues “INITALY RISTO & GUSTO” me administratore zonjën Brunilda Isufi nuk dispononte një sistem të plotë gjurmueshmërie dhe për këtë arsye ndaj subjektit është vendosur gjobë.
AKU bën me dije për “Ora News” se nuk ka mundur ta bllokojë produktin e rrezikshëm, pasi gjatë kontrollit në magazinë të subjektit e gjithë sasia e djathit ka rezultuar e shitur.


