
Pas një periudhe gati trevjeçare pa një kryediplomat të konfirmuar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë do të ketë sërish drejtuesin e saj zyrtar. Ambasadori Eric Wendt nis këtë të shtunë misionin e tij në Shqipëri, duke pasuar Yuri Kim, e cila u largua nga detyra në qershor të vitit 2023.
Wendt do të pritet sot në një takim zyrtar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të cilit do t’i dorëzojë letrat kredenciale. Më pas, kreu i shtetit dhe ambasadori i ri amerikan do të zhvillojnë një takimi kokë më kokë.
I propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Eric Wendt vjen në Tiranë me një sfond të konsoliduar ushtarak dhe të sigurisë kombëtare. Ai gëzon një përvojë prej mbi 34 vitesh shërbimi në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, me një karrierë të gjatë drejtuese në Forcat Speciale “Green Berets”. Për më tepër, gjatë karrierës së tij diplomaci-ushtarake, ai ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s.
Gjatë dëgjesës së tij më 20 maj në Senatin amerikan, Wendt bëri të qarta shtyllat kryesore ku do të fokusohet gjatë mandatit të tij në Shqipëri. Ndër to, ai nënvizoi përkushtimin për sundimin e ligjit përmes luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike, si dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike.
Në kuadër të reformës në drejtësi, Wendt shprehu mbështetje të plotë për SPAK-un, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e kësaj strukture me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit:
“Puna e SPAK-ut mbetet kyçe për sa kohë ky institucion ruan pavarësinë dhe qëndron larg ndikimeve politike.”
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Shtator08:30
Të shtëna me armë ndaj një kafeneje në Athinë/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët djegin automjetin dhe largohen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e së premtes në lagjen “Agios Panteleimona” të Athinës, ku një s...
AKTUALITET
26 Shtator08:07
Parashikimi i motit për sot, 26 shtator 2026
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, por edhe ...
AKTUALITET
25 Shtator23:10
Zbardhet lista/ 44 restorantet ku u tregtua djathi "Brie" me bakterin e rrezikshëm Listeria
Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi "Brie" nga Italia, zbardhet nga media...
AKTUALITET
25 Shtator22:51
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet për pastrimin e rrugës
reshjet e shiut gjatë pasdites së sotme kanë shkaktuar probleme pranë tunelit në Shkopet, ku masive gurësh dhe dherash janë s...
AKTUALITET
25 Shtator22:16
Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH
Ai që nisi si një hetim mbi mënyrën e dhënies së tenderëve të AKSHI-t, tashmë është kthyer në nj&eum...
AKTUALITET
25 Shtator21:21
Sherr masiv në Korçë, shoqërohen në polici tre persona
Në Korçë në mbrëmjen e sotme janë shoqëruar në komisariat tre persona, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetri...
AKTUALITET
25 Shtator20:27
Plotësohen vakancat, zgjidhet dhe anëtarja e tretë e KLGJ-së
Janë plotësuar të gjitha vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Përfaqësuese nga Gjykatat e Shkallës së...
AKTUALITET
25 Shtator19:33
“Marrim 250 mijë pension me bashkëshorten! Me se do jetojmë?”/ I moshuari thirrje rinisë: Për 3 ditë e rrëzoni qeverinë
Një i moshuar ka rrëfyer vështirësitë që, sipas tij, ka hasur në sistemin shëndetësor shqiptar dhe situatën e ...
AKTUALITET
25 Shtator19:19
Në vështirësi financiare, 40-vjeçari shqiptar kryen grabitjen dhe arratiset! Rrugës kupton gabimin me celularin, por ishte tepër vonë
Sapo i kishte shkëputur një varëse nga qafa e një gruaje dhe ishte larguar me një SUV me ngjyrë të errët, por, në n...
AKTUALITET
25 Shtator19:16
Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. Pjesëmarrja e tyre ë...