Sport

Nations League, sonte SHQIPERI vs. BJELLORUSI/Ekskluzivisht në DigitAlb!

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit sonte rikthehet në fushë. Me Shqipërinë që fillimisht do të përballet me Bjellorusinë në “Arenën Kombëtare”, zyrtarisht nis rrugëtimi i ri nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran.

Fokusi, Liga e Kombeve

Në kualifikueset e Botërorit, kuqezinjtë e mbyllën në vendin e dytë dhe tani përgatiten për një sfidë të re në Ligën e Kombeve. Pas Bjellorusisë, sytë nga San Marino, ku të martën e 29 shtatorit luajnë ndeshjen e radhës.

Objektiv i skuadrës:

Maksimum pikësh dhe ta nisë me këmbë të mbarë.

Përballë Bjellorusisë, Shqipëria kërkon të shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve. Ndërkaq, transferta me San Marinon përfaqëson një tjetër mundësi për të treguar ambiciet dhe forcën e grupit kuqezi.

Takimi i mbrëmjes nis në orën 20:45 e do të transmetohet live në DigitAlb.

Ndaj Bjellorusisë rivale, shënojmë 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Dje, kuqezinjtë zhvilluan stërvitjen zyrtare, me rikthimin e Kristjan Asllanit, ndërsa Klisman Cake nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e mbrëmjes.