AKTUALITET /

Eric Wendt nis misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, sot dorëzon letrat kredenciale te Presidenti Begaj

Gjatë kësaj periudhe, ambasada amerikane është drejtuar nga e ngarkuara me punë Nancy VanHorn.

Shkruar nga Versus

Eric Wendt nis misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, sot

Pas gati tre vitesh pa një ambasador të konfirmuar në Tiranë, Shtetet e Bashkuara nisin një kapitull të ri të përfaqësimit diplomatik në Shqipëri. Eric Wendt pritet të dorëzojë sot, në orën 11:00, letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj. Pas ceremonisë është parashikuar një takim mes tyre.

Wendt pason Yuri Kim, e cila përfundoi misionin në vitin 2023.

Gjatë kësaj periudhe, ambasada amerikane është drejtuar nga e ngarkuara me punë Nancy VanHorn.

Ambasadori i ri vjen nga një karrierë mbi 34-vjeçare në ushtrinë amerikane, përfshirë shërbimin në Forcat Speciale dhe drejtimin e strukturës së operacioneve speciale të NATO-s. 

Në dëgjesën përpara Senatit, Wendt përmendi luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si edhe bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri kibernetike, ndër përparësitë e mandatit të tij.

Ai shprehu mbështetje për punën e SPAK, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucionit nga ndikimet politike dhe kriminale.

Më 2 tetor është planifikuar pritja e tij zyrtare në Tiranë./Versus.al

Tags:

eric wendt

Poll