Aktualitet

Aksident në Fushë-Krujë/Përplasen 3 automjete, humb jetën një 19-vjeçar!

Aksident i rëndë rrugor në Fushë-Krujë, me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari. Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Kameras”, u përplasën tre automjete.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjetet drejtoheshin nga shtetasit B.D., 35 vjeç, E.Sh., dhe 19-vjeçari me inicialet L.Z.

Si pasojë e përplasjes, dy drejtuesit, B.D. dhe E.Sh., kanë mbetur të dëmtuar dhe u transportuan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

19-vjeçari mori plagë të rënda dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, për fat të keq ndërroi jetë në spital.

Vijojnë veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit fatal.