Shkelje e privatësisë, Facebook përballet me një gjobë deri në 10 miliardë dollarë në New Mexico
Një juri në New Mexico vendosi të premten se Facebook mashtroi banorët e shtetit në lidhje me përdorimin e të dhënave të tyre personale në një gjyq që përfshinte skandalin e Cambridge Analytica.
New Mexico është i vetmi shtet që shkon në gjykatë për rastin, një nga shkeljet më të mëdha të privatësisë në historinë e internetit. Firma britanike Cambridge Analytica shfrytëzoi të dhënat personale të dhjetëra mijëra përdoruesve të Facebook, të cilat u mblodhën pa dijeninë e tyre, për qëllime politike.
Juria në Santa Fe zbuloi se secili prej 2.1 milionë banorëve të shtetit ishte mashtruar, gjë që përbën po aq shkelje të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Tani i takon gjyqtarit të përcaktojë gjobën që do t’i vendoset Facebook-ut, e cila mund të jetë deri në 5,000 dollarë për shkelje. Në teori, Facebook-ut mund t’i urdhërohet të paguajë një gjobë prej 10.5 miliardë dollarësh. Skandali çoi në falimentimin e Cambridge Analytica në vitin 2018.
Trump refuzon armëpushimin me Iranin, pritet rifillimi i bombardimeve pas zgjedhjeve të nëntorit
Botët OpenAI ndërhynë në faqet e shumta të agjencive qeveritare amerikane
Vetëvrasje apo vrasje? Dokumente të reja rihapin misterin e mbesës së Hitlerit
- 08:42 Trump refuzon armëpushimin me Iranin, pritet rifillimi i bombardimeve pas zgjedhjeve të nëntorit
- 08:23 Pas tre vitesh Shqipëria zyrtarisht me Ambasador të SHBA në Tiranë, Eric Wendt dorëzon sot kredencialet te Begaj
- 08:14 Aksident tragjik në Fushë-Krujë, përplasen tre automjete! Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
- 08:13 Breshëri plumbash drejt një kafeneje në Athinë, plagoset një vajzë 10-vjeçare shqiptare
- 08:07 Botët OpenAI ndërhynë në faqet e shumta të agjencive qeveritare amerikane
- 23:46 Limaj në protestën “Jo në emrin tim”: UÇK-ja është identitet i këtij kombi dhe i lirisë