E rëndë në kufirin kroato-slloven, mbyten në lumë 5 emigrantë! Shpëtohen 5 të tjerë

26 Shtator 2026 | 09:02

Pesë emigrantë humbën jetën tragjikisht të premten në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë. Mësohet se ata humbën jetën pasi u mbytën ndërsa përpiqeshin të kalonin një lumë. Fatmirësisht pesë të tjerë u shpëtuan.

Autoritetet u njoftuan pasi se një grup njerëzish, të dyshuar si emigrantë, u panë në lumin Kupa, rreth 90 kilometra në jugperëndim të Zagrebit.

Policia dhe banorët shpëtuan pesë të huaj, por pesë të tjerë u mbytën, tha policia kroate në një njoftim për shtyp, pa specifikuar kombësitë e tyre.

“Grupi përbëhej nga pothuajse njëzet persona, 14 prej të cilëve arritën të kalonin lumin dhe ndodhen në territorin slloven”, shpjegoi policia kroate.

Kroacia është pjesë e një rruge të ndjekur nga emigrantët e parregullt që përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore përmes Ballkanit.

Mbi 12,500 njerëz morën “rrugën ballkanike” në vitin 2025, sipas të dhënave nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX), një numër i ulur me 42% krahasuar me vitin 2024.

Që nga viti 2014, më shumë se 400 njerëz kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë udhëtimit përgjatë kësaj rruge, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila i përket sistemit të OKB-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkelje e privatësisë, Facebook përballet me një gjobë deri në 10 miliardë dollarë në New Mexico

Një juri në New Mexico vendosi të premten se Facebook mashtroi banorët e shtetit në lidhje me përdorimin e të dhënave të tyre personale në...
08:57 | 26/09/2026

Trump refuzon armëpushimin me Iranin, pritet rifillimi i bombardimeve pas zgjedhjeve të nëntorit

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim shtatëditor dhe u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se pret të rifillojë...
08:42 | 26/09/2026

Botët OpenAI ndërhynë në faqet e shumta të agjencive qeveritare amerikane

OpenAI ka pranuar se ka alarmuar “dhjetëra” institucione globale se faqet e tyre të internetit mund të jenë ndërhyrë nga robotët e saj të inteligjencës...
08:07 | 26/09/2026