web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt në Shqipëri/ Paraqet sot letrat kredenciale

26 Shtator 2026, 08:58, Aktualitet CNA

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt në Shqipëri/ Paraqet sot letrat

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nis sot zyrtarisht detyrën si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri.

Ditën e sotme Wendt do të dorëzojë te Presidenti Bajram Begaj letrat kredenciale. Ceremonia pritet të zhvillohet në orën 11:00.

Pas ceremonisë Wendt do të zhvillojë takimin e parë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Në ditët në vijim, ambasadori i ri amerikan pritet të prezantohet edhe me përfaqësues të politikës dhe medias shqiptare, në një ceremoni që Ambasada e SHBA-ve do të organizojë të premten, më 2 tetor.

Rreth dy muaj më parë pas konfirmimit të tij si ambasador, ambasada amerikane u shpreh se Wendt do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.

Diplomati amerikan vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, me më shumë se tri dekada shërbim në ushtrinë e SHBA-së.

Ai ka qenë pjesë e forcave speciale "Green Beret", ndërsa ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s, duke mbajtur role kyçe në disa nga misionet më të rëndësishme të aleancës dhe të ushtrisë amerikane./ CNA





Lajmet e fundit nga