Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Nis kapitulli i ri evropian për Shqipërinë e Maran, kuqezinjtë zbresin sonte në fushë përballë Bjellorusisë

Shkruar nga Newsbomb
Nis kapitulli i ri evropian për Shqipërinë e Maran,
Trajneri Rolando Maran

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme me Bjellorusinë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Ligës C të Nations League. Sfida e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.

Kjo përballje shënon dhe nisjen e një kapitulli të ri me trajnerin Rolando Maran. I afruar në muajin maj për të pasuar të larguarin Sylvinho, italiani do ta ketë ndeshjen e tij të parë zyrtare me kuqezinjtë në stol, pas dy miqësoreve të qershorit.

Edhe pse do të jetë i kufizuar për zgjedhjet e tij në fushë, për shkak të dëmtimeve të konfirmuara, trajneri Rolando Maran do tentojë të arrijë një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari të lehtë në letër.

Objektivi i Shqipërisë në grupin 1 të Ligës C është vendi i parë, teksa krahas Bjellorusisë, rivalët e kuqezinjve janë edhe San Marino e Finlanda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese