Michael Olise barazon pas 68 vitesh rekordin e Raymond Kopas me Francën

Michael Olise po lë gjurmë te Kombëtarja e Francës, duke iu afruar gjithnjë e më shumë emrave të mëdhenj të historisë së “Gjelave”.

Të lidhura

None found

Asistimi i dhënë në përballjen kundër Turqisë e çoi sulmuesin e Bayern Munichut në kuotën e nëntë pasimeve vendimtare me Francën gjatë vitit kalendarik 2026.

Me këtë arritje, 24-vjeçari ka barazuar një rekord që nuk ishte prekur prej 68 vitesh.

Sipas Star Foot, Olise është francezi i parë që prej Raymond Kopas, në vitin 1958, që regjistron nëntë asistime brenda një viti me ekipin kombëtar.

Raymond Kopa e kishte realizuar këtë statistikë në vitin 1958, kur Franca u rendit e treta në Kupën e Botës të zhvilluar në Suedi.

Pas 68 vitesh, kjo shifër është përsëritur nga Olise, i cili tashmë ndan këtë rekord me legjendën e futbollit francez.

Për lojtarin e Bayern Munichut, ky është një tjetër dëshmi e peshës që ai ka fituar në përfaqësuese, ku po bëhet një nga elementët kryesorë të repartit ofensiv.

Edhe pse vetëm 24 vjeç, Olise ka siguruar tashmë një vend në një listë prestigjioze, krah një prej figurave më të mëdha të futbollit francez.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet