LIVE UPDATES
Bota

A mund të bëhet Bjellorusia furnizuese kryesore e SHBA-së me potas?

Shtetet e Bashkuara importuan 79 për qind të potasit të tyre, një element kyç në prodhimin e plehrave artificiale, nga Kanadaja gjatë periudhës 2021-2024, sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) në shkurt të këtij viti.

26 Shtator 2026, 09:22 Nga E. D
A mund të bëhet Bjellorusia furnizuese kryesore e SHBA-së me
foto ilustruese

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se me Bjellorusinë po diskutohet një “marrëveshje masive”, sipas së cilës ajo do të furnizonte SHBA-në me potas me çmim më të lirë se Kanadaja. Por, që nga njoftimi i Trumpit, janë ngritur pikëpyetje nëse ky shtet i Evropës Lindore mund ta zëvendësojë prodhuesin më të madh të potasit në botë për të përmbushur nevojat e SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara importuan 79 për qind të potasit të tyre, një element kyç në prodhimin e plehrave artificiale, nga Kanadaja gjatë periudhës 2021-2024, sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) në shkurt të këtij viti.

Gjatë kësaj periudhe, potasi nga Bjellorusia ishte nën sanksione amerikane, të cilat u hoqën më 19 mars. Para vendosjes së masave, Bjellorusia furnizonte rreth 5 për qind të nevojave të SHBA-së për potas.

Ndalesa e radhës: Nju Orllins

Në teori, Bjellorusia ka kapacitet për të rritur ndjeshëm eksportet drejt SHBA-së. Si një nga eksportueset më të mëdha në botë, ajo prodhon mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e SHBA-së për importe.

Bjellorusia prodhoi rreth 6 milionë tonë metrikë potas në vitin 2025, sipas USGS-së, duke u bërë prodhuesja e katërt më e madhe në botë, pas Kinës (6.3 milionë), Rusisë (10 milionë) dhe Kanadasë (15 milionë).

Por, për ta bërë këtë, Minsku do të duhej të ridrejtonte tregtinë aktuale të potasit, rreth 27 për qind e së cilës shkon në Kinë. Blerës të tjerë kryesorë janë Brazili dhe India.

“Problemi është se Bjellorusia nuk ka kapacitete të lira për ta furnizuar SHBA-në me këtë produkt. Ata me siguri nuk do të përplasen me Kinën, blerësen kryesore”, tha për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, Nikolay Kulbaka, ekonomist dhe bashkautor në New Eurasian Strategies Center.

Në fakt, deklaratat e tij i bëjnë jehonë atyre të bëra nga udhëheqësi autoritar i vendit, Aleksandr Lukashenko.

“Edhe nëse do të donim ta furnizonim atë në tregje të tjera, në tregjet perëndimore, ne thjesht nuk i kemi këto vëllime, gjithçka është e kontraktuar”, tha ai më 21 shtator.

Lloje të ndryshme plehrash me bazë potasi kanë qenë produkti kryesor i eksportit të Bjellorusisë, dhe ka vlerësime se në vitin 2024 sollën mbi 1 miliard dollarë. Vendi prodhon rreth 15 për qind të prodhimit global të plehrave artificiale.

Me fjalë të tjera, Lukashenko ka gjetur blerës pavarësisht sanksioneve amerikane dhe të Bashkimit Evropian që kanë qenë në fuqi për vite të tëra. Megjithatë, vëllimet e eksporteve dhe të ardhurat kanë rënë krahasuar me periudhën para sanksioneve, të cilat u vendosën pas shtypjes brutale të protestave pro demokracisë në Bjellorusi në vitin 2020.

Pra, disa furnizime për në SHBA do të realizohen – dhe tashmë janë rrugës.

“Ngarkesa e parë bjelloruse me plehra artificiale drejt SHBA-së në katër vjet, një ngarkesë prej 30.000 tonësh metrikë... pritet të mbërrijë në Nju Orllins muajin e ardhshëm. Kjo do të shënonte tregtinë e parë të potasit mes dy vendeve që nga heqja e sanksioneve amerikane ndaj potasit bjellorus”, tha më 21 shtator kompania Argus, e cila ofron informacione për tregjet e mallrave.

“Importet amerikane nga Kanadaja transportohen përmes hekurudhës drejt SHBA-së, ndërsa shumica e importeve të potasit dërgohen në Nju Orllins”, tha për REL-in Julia Campbell, drejtuese e shërbimeve të çmimeve të potasit në Argus.

“Është shumë e pamundur që SHBA-ja të jetë në gjendje t’i zëvendësojë të gjitha importet e saj të potasit nga Kanadaja me potas bjellorus. Që kjo të ndodhë, Bjellorusia do të duhej ta eksportonte potasin e saj pothuajse ekskluzivisht në SHBA, gjë që është një skenar shumë i pamundur”, tha Campbell.

A është çmimi i duhur?

Pastaj është çështja e çmimit.

Kanadaja ka një avantazh të madh gjeografik, pasi furnizimet bëjnë një rrugëtim relativisht të shkurtër drejt jugut, përtej kufirit. Transportimi i potasit nga Bjellorusia është një rrugëtim shumë më i gjatë dhe më i ndërlikuar.

Edhe pse SHBA-ja ka hequr sanksionet ndaj potasit bjellorus, Bashkimi Evropian nuk e ka bërë këtë. Lituania, anëtare e BE-së, ka thënë se nuk sheh arsye për të lejuar transitin e potasit përmes portit të saj kryesor, Klaipeda.

Në maj, REL-i raportoi se Uashingtoni u kishte bërë presion Lituanisë, së bashku me Poloninë dhe Ukrainën, për të lejuar transportimin e potasit përmes territoreve të tyre. John Coale, i dërguari amerikan që ka negociuar lirimin e një sërë të burgosurish politikë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, nuk pranoi të komentonte për këtë çështje.

Bjellorusia do të duhej ta dërgonte potasin e saj përmes hekurudhave dhe objekteve portuale në Rusi. Kjo paraqet një pengesë të mundshme, jo vetëm sepse Rusia prodhon edhe më shumë potas se Bjellorusia dhe do t’u japë përparësi eksporteve të veta.

“Kapaciteti [i eksportit] nuk do të rritet ndjeshëm, sepse tani ata po përpiqen të transportojnë përmes këtyre porteve si drithëra, ashtu edhe qymyr. Pra, nuk do të jetë e mundur të zgjerohen seriozisht mundësitë për eksportimin e plehrave”, tha Kulbaka.

Josh Linville, analist i plehrave artificiale në StoneX, kompani amerikane e shërbimeve financiare, tha se nuk beson se do të kishte kuptim ekonomik transportimi i sasive të mëdha të potasit drejt SHBA-së, duke pasur parasysh distancën dhe vlerën relativisht të ulët të këtij produkti.

“Nuk kemi pasur vështirësi për të gjetur potas”, tha ai për Reuters më 21 shtator. “Kemi më shumë se sa duhet për të gjithë”.

Analisti i pavarur ekonomik Andrei Makhovsky vuri në pah një çështje teknike që lidhet me llojin e potasit të ofruar nga Belaruskali, prodhuesi më i madh i plehrave me potas në Bjellorusi.

“Ekziston potas i bardhë dhe potas rozë. I bardhi kërkon më shumë përpunim, ndërsa Belaruskali kryesisht prodhon plehra me potas rozë. Tregu amerikan kryesisht konsumon potas të bardhë”, tha ai për Radion Evropa e Lirë./REL

donald trump shba bjellorusi

Sondazh

Poll

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet