
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Donald Trump ka marrë vendimin për t’i dhënë Ukrainës licencën për prodhimin e raketave Patriot.
Zelensky tha se mes dy vendeve tashmë ka një marrëveshje konkrete për këtë çështje, e cila është kërkuar prej muajsh nga Kievi.
“Ka marrëveshje konkrete në fuqi”, u shpreh Zelensky para gazetarëve. Sipas tij, gjatë takimit të fundit, Trump i ka konfirmuar se ka marrë vendimin përfundimtar që Ukraina të marrë licencën për prodhimin e raketave Patriot.
Dy presidentët u takuan këtë javë në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
(A2 Televizion)