Arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas, ishte shpallur në kërkim për trafik droge

26 Shtator 2026 | 09:40

Një 53-vjeçar ukrainas është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike, në kuadër të një organizate kriminale.

Policia e Shtetit bën me dije se arrestimi i shtetasit me inicialet A.S. u krye nga Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Operacioni u realizua pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

53-vjeçari u ndalua në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit, ndërsa autoritetet shqiptare vijojnë bashkëpunimin me agjencitë partnere për të dokumentuar aktivitetin e tij dhe lidhjet me organizatën kriminale.

Ndërkohë, Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Ukrainës, në bashkëpunim me homologët ukrainas.

Policia e Shtetit ka vlerësuar bashkëpunimin me agjencitë partnere ndërkombëtare për shkëmbimin e informacionit dhe goditjen e veprimtarisë kriminale me shtrirje përtej kufijve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash: Ja rrugët që do të kufizohet qarkullimi

Policia e Shtetit ka dalë këtë të shtune me një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi e cila...
09:08 | 26/09/2026

“A kishte dijeni Vlora Hyseni për vendndodhjen e Agasit?” Gazetari Koka: SPAK thotë se e dinte

Gazetari, Spartak Koka i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së shërbimit...
22:18 | 25/09/2026

“Rama bëri mirë që nuk foli për UÇK-në në OKB”, Çollaku: Aty njihet sovraniteti serb mbi Kosovën

Ish-deputeti Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi...
21:37 | 25/09/2026