Abuzohet e mitura në shkollën shqiptare, hetim për shpërndarjen e pamjeve mes bashkëmoshatarëve

Kosovë&Rajon

-1002-0-policia-e-kosovs-6ab7776b85527.jpg
Një rast i rëndë abuzimi me të mitur po hetohet nga policia e Kosovës. Sipas “Sinjali”, ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe u zbulua pasi një video-incizim me përmbajtje seksuale kishte nisur të qarkullonte mes nxënësve të një shkolle.

Rasti është zbuluar më 23 shtator, në fshati Buqe të Dragashit, ku psikologu i një shkolle fillore ka njoftuar organet kompetente se te disa nxënës po qarkullonte një video ku shihej një djalë duke prekur në pjesët intime një vajzë të mitur.

Hetuesit kanë arritur ta identifikojnë viktimën, e cila është marrë në pyetje, në praninë e nënës dhe përfaqësuesve për mbrojtjen e viktimave, ndërsa më pas është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Gjatë hetimeve janë identifikuar edhe personat e dyshuar. Njëri prej tyre, i lindur në vitin 2007, është ndaluar për 48 orë nën dyshimet që lidhen me veprën penale “Dhunim”, ndërsa një tjetër i mitur është ndaluar për 24 orë.

Dy të mitura të tjera janë intervistuar në praninë e prindërve dhe avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorisë, janë ndaluar po ashtu për 24 orë, lidhur me dyshimet për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Raportohet se të gjithë personat e përfshirë, me përjashtim të njërit, janë të mitur.

Rasti po vazhdon të hetohet nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren, ndërsa pritet të sqarohet roli individual i secilit person të përfshirë, mënyra se si është krijuar dhe shpërndarë video-incizimi, si dhe të gjitha rrethanat e tjera të rastit.

ME TE LEXUARAT