web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Formacioni i mundshëm ndaj Bjellorusisë, si pritet rreshtimi i Shqipërisë

26 Shtator 2026, 09:42, Sport CNA

Formacioni i mundshëm ndaj Bjellorusisë, si pritet rreshtimi i

Mbrëmjen e kësaj të shtune, Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve me përballjen ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran hyjnë në këtë sfidë me objektivin e qartë për të marrë tri pikët.

Disa dëmtime në ekip kanë detyruar teknikun të bëjë ndryshime taktike, duke përgatitur skemën 4-2-3-1. Në portë rikthehet Etrit Berisha, ndërsa mbrojtja pritet të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Stavro Pilo, i cili ka fituar balotazhin me Mario Mitajn.

Mesfusha do t'i besohet Ylber Ramadanit, krah të cilit Kristjan Asllani i rikuperuar po lufton për një vend titullari me Juljan Shehun.

Në mungesë të Qazim Laçit, rolin e fantazistit pas sulmuesit kryesor Rey Manaj do ta marrë Ernest Muçi. Krahu i majtë i sulmit do t'i besohet Arbër Hoxhës, ndërsa në të djathtë Taulant Seferi po fiton balotazhin me Myrto Uzunin.

Takimi mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të luhet në orën 20:45 në stadiumin "Air Albania".

Formacioni i mundshëm ndaj Bjellorusisë, si pritet rreshtimi i





Lajmet e fundit nga