Një vakt në një restorant me çmime të ulëta në Shqipëri kushton mesatarisht 10.10 dollarë, sipas të dhënave të Numbeo, duke e renditur vendin të 43-in nga 98 shtete. Shqipëria është më e shtrenjtë se Serbia (9.96 dollarë), Maqedonia e Veriut (7.60 dollarë) dhe Kosova (5.84 dollarë), ndërsa Mali i Zi është më i shtrenjtë me 11.68 dollarë.
Në rang global, Zvicra është më e shtrenjta me 31.20 dollarë për vakt, ndërsa Bangladeshi më i liri me vetëm 1.63 dollarë. Diferenca mes tyre është rreth 19-fish. SHBA-ja renditet me rreth 20 dollarë, ndërsa Japonia me 6.29 dollarë, duke qenë vendi më i lirë i G7 për këtë tregues.
Të dhënat e Numbeo bazohen në çmimet e raportuara nga përdoruesit dhe matin një vakt në kategorinë e restoranteve me kosto të ulët në secilin vend. Shifrat konvertohen në dollarë dhe nuk korrigjohen sipas fuqisë blerëse.