Dokushi përgënjeshtron Veliajn dhe mashtruesit e tij/ Rrëzohen gënjeshtrat 405-ditore për Ols Dadon
Prej 405 ditësh opinioni publik është bombarduar nga një f...
Prej 405 ditësh opinioni publik është bombarduar nga një f...

Prej 405 ditësh opinioni publik është bombarduar nga një fushatë mashtrimi dhe dezinformimi e ndërmarrë nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, dhe gazetari i oborrit të tij, Mero Baze, të cilët kanë tentuar të njollosin figurën e prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado.
Sipas tezës së tyre të përsëritur për më shumë se një vit e gjysmë, hetimet ndaj Veliajt ishin një "hakmarrje personale" për shkak se prokurori Dado kishte kërkuar një shtesë mbi lejen e ndërtimit në Rrugën e Bogdanëve dhe se kjo kërkesë i ishte refuzuar nga Bashkia e Tiranës.
Fushata e sulmeve ndaj Dados në mediat e paguara nga paratë e koncesioneve të pushtetit apo vëllait të kryebashkiakut nisi fill pas arrestimit të Veliajt.
Kujtojmë se në reagim për "Report TV", më 6 mars 2025, pak pasi ishte arrestuar Erion Veliaj deklaroi se Dado ishte në konflikt interesi dhe se i kishte kërkuar kate shtesë, duke shtuar me demagogji se "më mirë bëj burg të padrejtë se shkel ligjin".
“Olsi Dado është në konflikt interesi 24h në 24! Ka kërkuar si Gobsek i pangopur metra shtesë, që nuk i takojnë, dhe nuk i ka marrë. Unë më mirë bëj burg të padrejtë, se të shkel ligjin, që Olsi të marrë kate shtesë, që nuk i takojnë, te Rruga e Kavajës”, tha asokohe Veliaj.


Por një dokument zyrtar i vënë në dispozicion për CNA nga vetë Bashkia e Tiranës rrëzon përfundimisht me fakte dhe prova këtë mashtrim të shëmtuar propagandistik, dhe dokumenti mban firmën e Alban Dokushit, Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar, besnikut dhe krahut të djathtë të Erion Veliajt.
CNA kërkoi informacion për këtë çështje nga Bashkia e Tiranës në datë 18 gusht, ndërsa bashkia e parë e vendit pas refuzimeve të njëpasnjëshme u detyrua t’i kthente përgjigje CNA-së pas më shumë se një muaji, konkretisht në datën 24 shtator, një fakt i rëndësishëm që dëshmon zvarritjen dhe tentativën për të fshehur të vërtetën.

Në shkresën e Dokushit theksohet se në përgjigje të kërkesës së CNA-së, e cila u dërgua në datën 18 gusht 2026 dhe u protokollua pranë Bashkisë Tiranë në datën 19 gusht, Drejtoria e Lejeve për Zhvillimin e Territorit ka bërë me dije se nga verifikimi i kryer në sistemin elektronik e-leje, për rastin në fjalë rezulton vetëm leja e ndërtimit e miratuar me Vendimin nr. U-14078/4, datë 09.09.2021 të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Objekti i miratuar është "godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë, ndodhur në Rrugën e Bogdanëve, Njësia Administrative nr. 10, Tiranë".
Trualli rezulton në pronësi të 14 bashkëpronarëve, konkretisht Terezina Adhami, Ols Dado, Zef Berisha, Eduard Berisha, Ana Shkreli, Franc Berisha, Frederik Berisha, Karmelina Berisha, Mike Berisha, Terezina Berisha, Xhilda Berisha, Atnand Dema, Roland Lloshi dhe Xhuljana Karruku, ndërsa zhvillues dhe subjekt ndërtues është shoqëria "ALB EDIL" sh.p.k.
Bashkia e Tiranës nën firmën e besnikut të Veliajt, Dokushi konfirmon zyrtarisht se për këtë truall ka vetëm një leje të rregullt të vitit 2021, të kërkuar nga kompania ndërtuese në përputhje me ligjin për të gjithë bashkëpronarët, duke hedhur poshtë çdo alibi të sajuar nga Veliaj për gjoja "konflikte interesi" apo "refuzime shtesash".


Për më shumë se një vit, mediat e paguara nga paratë e koncesioneve të pushtetit apo nga Arbër Veliaj, vëllait të kryebashkiakut Veliaj si "Report TV", "Tema" etj., të cilat që prej shkurtit të 2025, kohë kur edhe u arrestua Erion Veliaj, me megafonët e tyre të propagandës tentuan të manipulonin opinionin publik, duke krijuar aludime të rreme se prokurori i SPAK-ut, Ols Dado, po kryente hetime nga inati personal dhe kishte kërkuar leje për një shtesë ndërtimi mbi një pallat ndërtuar në pronën e tij dhe 13 qytetarëve të tjerë.

Me shkresën e tij Alban Dokushi thekson se ka vetëm një leje pallati dhe nuk ekziston një kërkesë për leje për shtesë nga Prokurori Ols Dado dhe asnjë refuzim nga kryetari i Bashkisë Tiranë.
Erion Veliaj ndodhet prej më shumë se 19 muajsh në qelitë e burgut të Durrësit dhe mbi të rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, të hetuara mbi baza ligjore dhe provë materiale.
Mashtrimet 405-ditore të Veliajt, Mero Bazes dhe propaganda e mediave të pushtetit tashmë janë lakuriq, dhe gënjeshtrat e tyre janë rrëzuar kokë e këmbë me një dokument që mban firmën e Alban Dokushit dhe vulën e Bashkisë Tiranë./ CNA
Policia e Shtetit ka marrë masa në kuadër të ndeshjes që l...
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shq...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka komentuar fjalimin...
Me votim të hapur dhe unanim, anëtarët e Këshillit Bashkia...
Brunilda Kadi është zgjedhur anëtare në Këshillin e Lartë ...
Ka nisur protesta e 118-të kundër qeverisë, ku kërkohet do...
Fatri Islamaj është zgjedhur anëtari i ri i Këshillit të L...
Gjykata e Lartë e la Erion Veliajn në burg më 15 shtator. ...
Anëtari i Gjykatës së Lartë në Këshillin e Lartë Gjyqësor ...
Procesi i numërimit të votave për tre anëtarët e rinj të K...
Gjykata e Posaçme ka lënë sot në burg, Hasan Ndërjakun, i ...
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme ka miratuar li...
Ka nisur numërimi i votave për tre anëtarët e rinj të Kësh...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka depozituar ditën e sotme ...
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric ...
Në media raportohet se kreu i sapokomanduar i SHISH-it, El...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një mesazh të qyt...
Këtë të premte, CNA raportoi se ish-deputeti i Lulzim Bash...
Më 22 shtator, SPAK-u zhvilloi një operacion të gjerë, ku ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shteti...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në af...
Një konflikt mes tre personave ka ndodhur mbrëmjee e s...
Janë publikuar pamjet e vrasjes së Artan Myrtajt në Sarand...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet q...
Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë festojnë sukse...
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se vendi i...
Dogana e Malit të Zi njoftoi më 25 shtator se ka ndaluar n...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...