Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I kërkuar për trafik droge, 53 vjeçari ukrainas prangoset sapo zbret në Rinas (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
I kërkuar për trafik droge, 53 vjeçari ukrainas prangoset sapo
53 vjeçari ukrainas prangoset sapo zbret në Rinas

Një shtetas 53 vjeçar ukrainas, është prangosur nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi rezulton se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.

Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në sajë të shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, arrestuan shtetasin:

- A. S., 53 vjeç, shtetas ukrainas.

Ky shtetas u arrestua nga shërbimet e Policisë, në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.

Policia e Shtetit po punon me agjencitë partnere lidhur me këtë anëtar të organizatës kriminale, si dhe Interpol Tirana po punon për fillimin e procedurave të ekstradimit me homologët ukrainas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese